MENU
klinika

Yjet neutronë të mbyllur në orbitë

Çelësi për zgjidhjen e mistereve më të mëdha të universit

11.07.2020 - 14:40

Astronomët kanë vëzhguar dy yje të masave të ndryshme, të mbyllura në një orbitë të ngushtë dhe shprehen se ato mund të ndihmojë në zbulimin e disa nga mistereve më të mëdha të universit. Të njohura si yje neutron, këto objekte jashtëzakonisht të dendura astronomike janë mbetje yjore dhe shkencëtarët thanë se është e pazakontë të shohësh një sistem binar, që ka dy yje neutron me masa të ndryshme.

Një nga këto yje rrotullohet dhe lëshon rrezatim elektromagnetik nga polet e tij. Ata besojnë se kur yjet të përplasen, do të lëshojnë sasi masive të energjisë, në formën e valëve gravitacionale dhe dritës. Studiuesi kryesor Robert Ferdman, nga Shkolla e Fizikës e Universitetit të Anglisë Lindore tha:

“Shumica e teorive në lidhje me këtë ngjarje supozojnë se yjet neutron të kyçur në sistemet binare janë shumë të ngjashme në masë. Por zbulimi ynë i ri i ndryshon këto supozime. Ne kemi zbuluar një sistem binar që përmban dy yje neutron me masa të ndryshme. Këta yje do të përplasen dhe bashkohen pas 470 milion vitesh, gjë që duket si një kohë e gjatë, por është vetëm një pjesë e vogël e epokës së universit.

Ferdman më tej shtoi se shpërthimi do të jetë shumë më i fuqishëm, se sa përplasje e yjeve neutron me masa të barabarta. Studiuesit thonë se bashkimet e yjeve neutron mund të ndihmojnë në zbulimin e disa prej mistereve më të mëdha në astrofizikë, duke përfshirë një përcaktim më të saktë të shkallës të zgjerimit të universit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN