Andi Bejtja
Sot kur shteti xhepshpuar shqiptar, do t’i duhet të nxjerrë 109 milione euro për të paguar dëmin ndaj Agon dhe Becchettit, janë shtuar zërat që kërkojnë marrjen të pandehur të Kryeministrit Rama… Sepse përveç të tjerave investoi dhe personalisht në këtë çështje: madje ka qenë ndër rastet e pakta, për të mos thënë i vetmi që ka folur publikisht përpara se të flisnin gjykatat…
Historiku i ngjarjes, ndërkohë na dëshmon se Ramën në këto veprime e kanë mbështetur me dhjetëra agjenci shtetërore, që nga tatimet, policia, drejtësia, etj, etj.
Nqs me dhjetëra funksionarë, prokurorë,gjykatës, policë, tatimorë nuk do kishin pranuar të shkelnin ligjin, vetëm kaq, këto lekë nuk do ishin paguar sot dhe nuk do ishte bërë ky dëm Shqipërisë…Prandaj drejtësia nuk vihet në vend vetëm me Ramën të pandehur.
Historiku i kësaj çështjeje, që do ju sjell me poshtë, përveç të tjerave dëshmon qartë si funksion jo thjesht Rama, po regjimi Rama..
Më 5 Qershor 2015 (dita e lëshimit të Vendimeve të Arresteve), Gjykata Shqiptare e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori Aktin Nr. 768 ‘Vendim për Sekuestrimin Preventiv të Pronave’ (‘Vendimi i Sekuestrimit’) i cili synonte të sekuestronte pjesëmarrjet e zotëruara nga znj. Condomitti, z. De Renzis dhe znj.Troplini në një numër shoqërish, duke përfshirë Agonset.
Më 8 Qershor 2015, Prokuroria urdhëroi ekzekutimin e Vendimit të Sekuestrimit dhe emëroi Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Policinë Gjyqësore për të zbatuar urdhrin (‘Vendimi për Ekzekutimin e Sekuestrimit’).Po të njëjtën ditë, Prokuroria i dërgoi një shkresë bankave në të cilën Agonset kishte llogari dhe urdhëroi bllokimin e llogarive bankare të kësaj shoqërie.
Më 10 Qershor 2015, AAPSK i kërkoi QKR/regjistrit tregtar të Shqipërisë të bllokuar kuotat e Znj. Condomitti, Z.De Renzis dhe Znj.Troplini në shoqëritë përkatëse. Po të njëjtën ditë, sekuestrimi i këtyre kuotave u regjistrua në ekstraktin e Agonset nga Regjistri Shqiptar i Shoqërive. Shënimi në ekstrakt gjithashtu theksoi se: ‘[AAPSK] ka për detyrë ekzekutimin e këtij vendimi dhe administrimin e pasurive që do të sekuestrohen’.
Më 9 Qershor 2015, Kryeministri Rama deklaroi në Facebook dhe Twitter, ‘Bllokimi i burimit të parave të pista që ushqen Agon Channel një sukses!’
Në gjysmën e parë të Qershorit 2015, Kryeministri Rama deklaroi në vijim në një intervistë në kanalin televiziv Vizion Plus:
Nuk ka turp më të madh se të bësh ‘avokatin’ e këtij kanali për hir të fjalës së lirë, kur ky kanal fiket dhe ndizet me ndihmën e parave të pista … […] Nuk ekziston një parim ku liria e fjalës ushqehet nga paratë e pista në formën e një televizioni komercial. Në këtë rast duhet të jemi të kujdesshëm, nuk ka mëshirë.
Më 17 Qershor 2015, AAPSK shkoi në Agonset dhe sekuestroi të gjitha pajisje teknike që rezultonin në inventarin kontabël të Agonset.
Më 17 Qershor 2015, Kryeministri Rama u shfaq në programin ‘Opinionin’ te Tv Klan dhe tha si më poshtë.
Unë kam thënë ‘si një sukses’, sepse ky lloj investitori i ka shkaktuar këtij shteti dhe këtyre njerëzve dëme të pallogaritshme, me gjyqe të manipuluara dhe ndërkohë po mban peng qeverinë shqiptare me koncesionet për të cilat ai nuk ka zbatuar asnjë nga kushtet.
Kryeministri Rama e quajti z. Becchetti dhe paditësit një ‘fenomen skandaloz kundër të cilit ne kemi shpallur një luftë dhe do ta luftojmë deri në fund’,dhe bëri këto komente lidhur me gjyqësorin:
[…] ajo që kemi bërë me energjinë elektrike nuk është asgjë para asaj që do të bëjmë me sistemin gjyqësor. Ne do ta shkundim nga themelet sistemin gjyqësor, në mënyrë që të gjithë ata maskarenjtë që kanë përdorur veshjen e gjyqtarit për tu bërë pjesë e krimit, as nuk mund të imagjinojnë.
Më 2 Korrik 2015 ose rreth kësaj date, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsimin, Informimin Publik dhe Median kritikoi deklaratat e Kryeministrit Rama si një ndërhyrje të papërshtatshme në procesin penal.
Rreth datës 8 Gusht 2015, në një fjalim në Parlament dhe ne letra të hapura për mediat, ish kryeministri Berisha kritikoi ‘sulmet mediatike propagandistike që Rama i ka bërë biznesmenit Becchetti dhe nënës së tij’ një ‘sulm i pakrahasueshëm fushate denigrimi mediatike kundër investitorit italian që ishte përpjekur të investonte në Shqipëri.’
Më 10 Tetor 2015studiove të Agonset Sh.p.k ju ndërpre energjia elektrike në kohën që ishte në transmetim direkt. Më 26 Prill 2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë urdhëroi që Agonset të dëbohej nga studiot/ambientet e veta për shkak të pamundësisë për të paguar qiranë. E tyre si pasoje e sekuestrimeve/bllokimit të llogarive të ekzekutuara ndaj tij.
Ah se harrova dhe diçka të rëndësishme: gjatë intervistës në Opinion Rama ishte shprehur se ky operacion kundra Agon dhe Becchettit ishte kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane… Pak me vone do vinte përgjigjja dhe nga Ambasada Italiane këtu dhe nga Ministria e Jashtme Italiane që ‘nuk kemi lidhje me këtë pune’…
Ndërkohe nëpër korridore qarkullonte shprehja ‘Ma ka berku Merkeli mer burrë….’ Aq skandaloze ishin veprimet e bëra, sa Arbitrazhi i Uashingtonit tejkaloi dhe kornizën e vet, duke u shprehur si rrallëherë për ndalim dhe të çështjes penale.