MENU
klinika

Dorëshkrim

Çfarë i shkruante Faik Konica atë Shtjefën Gjeçovit?

27.07.2020 - 06:35

Në faqen online të Bibliotekës Kombëtare gjenden letrat që atdhetarët shqiptarë i kanë dërguar atë Shtjefën Gjeçovit. Dy më kryesoret janë shkruar nga atdhetari i madh Faik Konica i cili në atë kohë drejtonte revistën “Albania” dhe nga firmëtari i pavarësisë dom Nikollë Kaçorri.

Letra e parë e dërguar nga Faik Konica ku ai shpreh idetë e tij dhe kërkon mendimin e atë Gjeçovit për alfabetin e shoqërisë “Bashkimi” i cili po shkonte drejt legjitimimit si alfabeti i Shqipërisë:


Pas tre muajsh, Faik Konica i dërgon atë Shtjefën Gjeçovit edhe një letër tjetër në të cilën shprehet i çuditur pse akoma nuk kishte marrë një përgjigje për letrën e parë. Në fund nuk harron t’i thotë të përshëndesë nga ai atë Gjergj Fishtën.