MENU
klinika

Serie A, Java 31

Çfarë përmbysje! Nga 0-2 në 4-2, Milan thyen Juven

07.07.2020 - 22:44

Një ndeshje për “kartolinë” është luajtur sonte në “San Siro”, ku Milan fiton 4-2 ndaj Juventusit. Një sfidë që thuajse i pati të gjitha, ku shënuan Ibrahimovic e Ronaldo, pati penallti e shumë të tjera, por ajo që ran ë sy ishte përmbysja spektakolare e vendasve.

Juventus kaloi në avantazh për 0-1 me Adrien Rabiot në 47’, që me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone ia doli të mposhte Donnarumman. Më pas Milan bëri një gabim të madh në mbrojtje, duke i dhuruar një gol të dytë Juventusit për 0-2. Topi i doli Ronaldos që nuk kishte si të gabonte i vetëm. Goli i 25-të i portugezit këtë sezon.

Por vetëm kaq, pasi më pas ishte radha e Milanit. Zlatan Ibrahimovic nuk gaboi pas një penalltie të akorduar nga VAR-i në 62’. Bonucci shkaktoi penalltinë pasi topi i tij goditi dorën. Vetëm 4 minuta më pas Ibra shërben për Kessie dhe ku i fundit barazon në 2-2.

Milani ka kthyer rezultatin 3-2 vetëm një minutë pasi barazoi. Leao ka bërë një aksion fantastik dhe me një gjuajtje të saktë ka arritur të mposhtë për herë të tretë mbrojtjen mike. Për të ardhur në 80’, kur Rebic shënon golin e katërt dhe të nokautit. Një përmbysje spektakolare, Milan i pesti dhe në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN