MENU
klinika

Premier League, Java 32

Chelsea bie në derbi, Champions në rrezik

01.07.2020 - 22:15

Dy fitoret radhazi të Chelseas sfumohen menjëherë me humbjen 3-2 në derbi në fushën e West Ham, ku Bluve të Londrës mund t’i kushtojë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në 34’ West Ham kalon në avantazh, por anulohet nga VAR për pozicion jashtë loje. Chelsea kalon në avantazh në 42’ me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Willian. Gjithsesi, vendasit barazojnë në minutën e dytë shtesë të këtij fraksioni.

Në pjesën e dytë, Antonio përmbys shifrat për West Ham në 51’. Megjithatë, Willian bëhet sërish protagonist dhe shënon golin e barazimit në 72’. Por Yarmolenko në minutën e fundit i jep fitoren West Ham, që tashmë i ikën fundit dhe shpreson shumë te mbijetesa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN