MENU
klinika

Premier League, Java 33

Chelsea rikthehet te suksesi, rimerr vendin e 4-t

04.07.2020 - 22:00

Pas humbjes në derbi me West Ham, Chelsea është rikthyer te fitorja, duke mposhtur 3-0 në “Stamford Bridge” ekipin e Ëatford. Me këtë sukses Blutë e Londrës rikthehen në vendin e katërt. Lufta për Champions vijon…

Giroud dhe Willian me penallti shënuan në pjesën e parë, duke e mbyllur 2-0. Francezi është bërë shumë i rëndësishëm në këto ndeshjet e fundit, ndërsa Willian është futbollist i lirë.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së dytë, Barkley shënon golin e nokatit. Watford bëri shumë pak për të merituar qoftë edhe një pikë dhe tashmë rrezikon rënien nga Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN