MENU
klinika

Premier League, Java 36

Chelsea, tani vetëm një fitore larg Champions

14.07.2020 - 22:14

Edhe pse ndeshej me vendin e fundit të Premier League, Chelsea ka vuajtur jo pak për të marrë tri pikët. Blutë e Londrës fituan vetëm 1-0 me Norwich. Tri pikë që vlejnë shumë.

Ekipi i Lampard shënoi një gol të vonë në minutën e 45’+3′ të pjesës së parë me anë të Giroud. Sulmuesi francez mori një pasim të mirë nga Pulisic dhe realizoi pas një zhytjeje me kokë. 45 minuta të vështira për blutë e Londrës që e kishin menduar më të lehtë këtë sfidë.

U mendua që në pjesën e dytë Chelsea do të shënonte sërish për ta mbyllur takimin e për të mos rrezikuar, por nuk ndodhi kështu. Gjithsesi, Blutë fituan 1-0 dhe tashmë ndodhen vetëm një fitore larg vendit të tretë, që të con në Champions League për sezonin e ardhshëm.