MENU
klinika

Premier League, Java 36

City nuk toleron, shpresë për Tottenham

15.07.2020 - 19:59

Manchester City nuk ka toleruar aspak, duke fituar 2-1 në shtëpi ndaj Bournemouth. Ndërsa Tottenham mban gjallë shpresën për në Europë pas fitore 3-1 në fushën e Newcastle.

City e nisi me gol. David Silva shënoi në minutën e 6-të me një goditje dënimi të mrekullueshme. Në minutën e 39-të realizoi Gabriel Jesus, i cili ka dërguar topin në rrjetë pasi ka shmangur me lehtësi mbulimin e mbrojtjes mike.

City ka vijuar edhe në pjesën e dytë me ritëm, por kanë munguar golat. Në 89’, miqtë ngushtojnë në 2-1 me Brooks, por kaq. Bournemouth rrezikon rënien. Qytetarët luajnë thjesht për të mbyllur sezonin, pasi e kanë siguruar vendin e dytë.

Tottenham shënoi golin e parë në 26’. Autori ishte Son, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të saktë nga brenda zones. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Vendasit e Newcastle barazojnë në 56’ me Ritchie. Por pas 4 minutash kapiteni Harry Kane rikthen avantazhin, që miqtë e mbajnë deri në fund, madje në 90’ Kane shënon të tretin. Shpresat për në Europë janë për nga kampionati, pasi Wolves barazoi 1-1 në fushën e Burnley.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN