MENU
klinika

Ja sa persona kanë rezultuar pozitivë me Covid!

Dalin përgjigjet për 15 tamponë në Pogradec

03.07.2020 - 08:58

Dalin përgjigjet për 15 tamponë të analizuar në Pogradec, ku 3 prej tyre kanë dalë pozitivë.

Kështu, në total numri i të prekurve momentalisht në Pogradec shkon 13.

Mësohet se 3 rastet e reja kanë pasur kontakte në Tiranë.

Kujtojmë se dje janë raportuar 3 të vdekur dhe 82 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë brenda një dite.