MENU
klinika

Beteja detare e Aktiumit

Dashuria që solli lindjen e Perandorisë Romake…

14.07.2020 - 06:03

Beteja e Aktiumit është beteja e parë detare decisive, impakti i së cilës do të sillte fundin e Republikës Romake dhe krijimin e Perandorisë Romake, duke konsoliduar dominancën e Romës mbi të gjithë basinin Mesdhetar.

Stili i luftimit në këtë betëjë do të shoqëronte gjithashtu përplasjet e tjera detare që do të vinin për një pjesë të konsiderushme të historisë.

Mes shekullit të V pr.K dhe I pr.K, Republika Romake filloi ngritjen e saj nga një qytet-shtet i vogël në një fuqi të madhe perandorake duke dominuar rajonin e Mesdheut.

Hegjemonia e saj e ka gjenezën në fitoren e betejës së Kinosefalia në 197 pr.K, ku formacioni ushtarak romak, legjioni romak fitoi në përballje me falangat maqedonase që kishin dominuar në betejë për dekada me rrallë.

150 vjet pas Kinosefalisë, Republika Romake vendosi dominancën e saj në Ballkanin jugor duke gllabëruar mbretëritë Helenike greke dhe i zgjeroi kufijtë përgjatë gjithë bregut lindor të Detit Mesdhe.

Edhe pse Roma kishte korrur sukses me pushtimet e saj ushtarake të jashtme, ishin po këto suksese që shkaktuan ngërce të rënda politike në strukturën e sistemit republikan të qëverisjes.

Ato kualicione midis familjeve të fuqishme që kishin qeverisur Romën, tashmë ajo dominohej nga disa burra të fortë që shquheshin për pasuri, pushtet dhe pasuri.

Gjatë një kohëzgjatje të dhunshme 50 vjecare duke filluar aty nga viti 100 pr.K , një sekuencë e këtyre burrave si: Gaijus Mariusi, Kornelius Syla, Gaijus Pompei dhe Julius Qezari- kishin luftuar një seri luftrash brutale civile. Por askush nuk kishte arritur ta mbante pushtetin.

Pavarësisht se autokracia mbizontronte Republikën e cila nuk ishte më një realitet politik, shumë nga idealet e kësaj të fundit mbeteshin të fuqishme, dhe më e forta nga këto ishte neveria e thellë e të qënit qeverisur nga një mbret apo nga dikush që sillej si një mbret.

Këto ndjenja cuan në vrasjen e Julius Qezarit bë 44 pr.K, pasi sjellja e tij konsiderohej monarkike.

Vdekja e Qezarit la dy kandidatë që konkurronin për pushtetin e Romës: I pari ishte gjenerali i besuar i Qezarit, Mark Antoni, i cili trashëgoi nga Qezari prestigjin dhe besnikërinë e trupave të tij. Mark Antoni ishte i dretëpërdrejtë dhe sypatrembur, një figurë ushtarake që kujdes edhe për ushtarin me gradën më të ulët në legjionet e tij.

Antoni e mbante besnikëri mes trupave të tij duke ndarë trofetë e fitoreve të tij ushtarake. Edhe pse një figurë e padiskutuar ushtarake, ai nuk zotëronte finesën e mendjes për makinacionet komplekse politike.

I dyti ishte Oktaviani, nipi dhe djali i adopuar i Qezarit. Oktaviani posedonte një mendje brilante për politikë dhe kishte dhuntinë të manipulonte situatat e ndryshme duke u dhënë interpretimin që ai dëshironte.

Dhuntia e tij e dytë kishte të bënte me gjetjen e përsonave të cilët ishin të talentuar aty ku ai vetë ishte i mangët: si përshëmbull, Agripa, shoku i tij i fëmirisë i cili ishte një komandant gjenial ushtarak i jashtëzakonshëm.

Me Oktavianin që diregjonte stategjitë politike dhe Agripën që kompesonte mangësinë e tij në fushëbetejë, ata bënin një dyshe të pathyshme. Duke qënë se as Oktaviani apo Antoni nuk ishin gati për një konflikt të hapur mes tyre, ata e ndanë botën romake mes tyre.

Antoni zgjodhi gjysmën lindore, që kishte qënë gjithmonë më e pasura dhe më e begata, Oktavianit i mbeti gjysma perëndimore, që përfshinte Italinë dhe vetë Romën.

Antoni filloi të rivendoste rregull në territoret orientale, por në gjysmën e tij gjendej edhe shteti i fundit i pavarur, Egjipti, i cili mbretërohej nga Kleopatra e Dinastisë Ptolomeje ( Një nga tre dinastitë që qeverisi në territoret e Perandosisë së Aleksandrit pasi kjo perandori u copëzua me vdekjen e këtij të fundit, Dinastia e Ptolomejve kontrollonte Egjiptin, Selukide kontrollonte Syrinë dhe Antigonide kontrollonte Maqedoninë.

Emrat e dinastive përkonin me emrat e gjeneralve të Aleksandrit që kishin trashëguar këto pjesë), edhe pse nuk ishte bukuria e cila portetizohet nga Hollivudi ajo ishte një grua inteligjente dhe me besim në vetvete. Kleopatra e priti Mark Antonin në pallatin e saj. Që në shikimin e parë Antoni i ashpër u magjeps nga Kleopatra dhe shkëlqimi i oborrit të saj e verboi.

Në krahët e Kleopatrës, Antoni harroi gjithë detyrimet si guvernant. Dinakja egjiptiane po kënaqej, duke e tërhequr këtë gjigant për hunde aq sa ajo e ndau Mark Antonin nga gruaja e tij Oktavia, motër e Oktavianit.

Gjithashtu ambiciozja Kleopatër e shtynte Antonin të bëhej zot i vetëm i perandorisë botërore dhe të bëntë kryeqytetin e saj, Aleksandrinë. Ishte kjo gjë që romakët arritën të urrejnë kaq shumë Antonin dhe Kleopatrën, sa që në vitin 32 pr.K, mardhënia e tyre dashurore i siguroi Oktavianit dinak një armë propagande për luftë kundër Antonit, të cilin e portretizoi të rënë pre e kontrollit të plotë të Kleopatrës.

Thashethemet e Oktavianit ishin kaq efikase në zgjimin e fobisë tradicionale Romake nga dominimi nga monarkër të huaj sa që mundi të bindte Senatin t’i shpallte luftë mbretëreshës dhe ta zhvishte Antonin nga gjithë nderimet dhe funksionet që gëzonte.

Beteja e madhe midis Antonit dhe Oktavianit do të zhvillohej pranë Aktiumit në skajin jugor të gjirit të Epirit me 31 pr,K. Që nga viti 32 pr.K Antoni kishte pozicionuar flotën e tij dhe të Kleopatrës në bregdetin perëndimor të Greqisë.

Pjesë më e madhe e kësaj flote u ankorua në Gjirin e Ambrakisë që të ishte e sigurt nga stuhitë dhe gjithashtu flota shoqërohej nga ushtria tokësore e Antonit. I sigurtë se Oktaviani do të përparonte nga veriu, Antoni fortifikoi një sërë portesh dhe qytetesh greke përgjatë bregdetit Jonian për te mborjtur linjat e furnizimit që vinin nga Egjipti.

Agripa, i cili ishte në krye të fushatës së Oktavianit, e demostroi zghuarsinë e tij të mprehtë ushtarake që më lëvizje e parë. Në vend që të fillonte sulmin në Epirin verior, Agripa drejtoi një sulm detar kundër qytetit grek të Metonisë në 31 pr.K duke rrezikur linjat e furnizimit të Antonit, dhe më pas iu drejtua edhe porteve të tjera.

Antonin ra në kurthin e Agripës, duke qënë se Agripa po sulmonte pikat e furnizimit, Antonin dispozicioni shumë nga forcat e tij në Ambraki për të ndaluar sulmet. Oktaviani tani solli të gjithë flotën e tij nga Italia në Ambraki.

Përplasja midis Antonit dhe Oktavianit u vonuan për shkak të motit, kur stuhitë mbaruan me 2 shtator të vitit 31 pr.K beteja filloi. Flota e Mark Antonit dhe Kleopatrës numëronte 230 galera (mjet luftarak lundrimi i përdorur gjatë periudhës së Romës) ajo e Oktavianit dhe Agripës numëronte 400 galera.

Në mengjesin e betejës, përpara se Oktaviani të sulmonte, ai takon një burrë të hipur mbi gomar.Kur Oktaviani e pyeti për emrin e tij burri ju përgjigj se quhej ‘Eutikes’ dhe gomari i tij ‘Nikon’ duke qënë se në greqisht Eutikes do të thotë fat i mirë dhe Nikon, fitore, Oktaviani e interpretoi këtë si një ogur të mirë nga Zotat. Flota e Oktavianit dhe Agripës bllokoi grykën e gjirit të Ambrakisë, flota e Antonit e shoqëruar nga mbrapa me flotën rezervë të Kleopatrës u mësymën drejt tyre.

Bllokada e Oktavianit filloi të ndahej në të majtë dhe në të djathtë duke krijuar kështu një boshllëk. Kleopatra e cila ishte ngopur nga beteja përfitoi nga gapi i sapoformuar dhe urdhëroi që flota e saj të drejtohej për në det të hapur.

Kur Antoni e pa se Kleopatra po largohej ai shkoi pas saj. Edhe pse çifti u ribashkua Antoni do ta paguante shumë shtrejtë dobësinë e tij për egjiptianen e bukur. Dashuria që ndiente për Kleopatrën i ishte kthyer në fiksim të sëmurë. Mark Antoni dhe Kleopatra pasi u kthyen në Egjipt menjëherë, të dy u lëshuan në orgjira të shfrenuara saqë dukej se çdo ditë ishte e fundit që ngelej për të jetuar.

Ata kryen vetvrasje kur Oktaviani sulmoi Egjiptin një vit më vonë. Tashmë Oktaviani ishte zot i vetëm i botës romake gjq që bëri të mundur tranzicionin e Romës nga Republikë në Perandori dhe nën emrin e ri Augustus, ai u bë perandori i parë i perandorisë Romake.

Pozicioni i tij si perandor dhe establishmenti do të formonte sistemin qeverisës për 500 vitet e ardhshme. Ai dhe perandoria e tij do të ushtronin fuqimisht influencën si modele për tu ndjekur nga liderë të tjerë të ardhshmë europian si Karli i Madh, Napoleoni dhe Musolini. Asgjë nuk do të kishte qënë e mundur nëse Antoni do të qëndronte në Aktium, por dashuria e tij e sëmurë për ‘Sirenën e Nilit’ pati një impakt mbi historinë.

Referencat

Gurval, Actium and Augustus.

Sheppard, Actium 31 BC.