MENU
klinika

Gjobiten 2 lokale në Durrës

Dasmë pa distancë mes të ftuarve në kohë COVID-19

26.07.2020 - 10:35

Dy lokale janë gjobitur në Durrës me nga një milion lekë, pasi në kundërshtim me aktin Normativ për masat kundër përhapjes së COVID-it organizuan dasma pa respektuar distancën mes të ftuarve.

“Policia evidentoi në Njësinë Administrative Manzë një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin R. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në lagjen nr. 1, Durrës kanë evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë” thotë policia.

Policia apelon të respektohen me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN