MENU
klinika

Dhunoi të dashurën

Dënim me 13 vite burg për aktorin e njohur turk

17.07.2020 - 14:43

Pak ditë më parë bëri bujë në mediat turke lajmi se aktori i njohur Ozan Guven i cili ka luajtur edhe në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, kishte dhunuar të dashurën e tij për rreth 1 vit.

Bëhet e ditur se Zyra e Prokurorit të Stambollit ka kërkuar dënim deri në 13 vite burg për aktorin. E dashura e tij, Deniz Bulutsuz pas sherrit mes tyre publikoi foto me sytë e nxirë dhe akuzoi aktorin se e ka sulmuar fizikisht.

Ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e aktorit në Stamboll për motive xhelozie. Ndërkohë Guven dha një version tjetër të ngjarjes.

Sipas tij, e dashura e kishte kërcënuar dhe e kishte dhunuar gjithashtu. Edhe aktori publikoi foto me shenja në trup duke denoncuar të dashurën për sulm.