MENU
klinika

4 pozitat që duan për të qenë pjesë e koalicionit

Deputetët shqiptarë i vendosin kushte Vuçiçit

14.07.2020 - 12:01

Deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës i kanë kërkuar 4 pozita të larta Presidentit Vuçiç për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi.

3 deputetët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e qershorit në Serbi, saktësisht nga lista ‘’Lugina e Bashkuar’’ kanë kërkuar të kenë Ministrinë e Pushtetit Lokal, zv/ ministrin e Ekonomisë, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe kreun e trupit koordiniues.

Në njoftimin zyrtar ata thotë se këto 4 kushte janë të ndërlidhura me problemet kryesore të shqiptarëve në Serbi prej 20 vitesh dhe pa to nuk ka koalicion prandaj presin një përgjigje nga Vuçiç.

Në fakt partia e Vuçiçit fitoi bindshëm në zgjedhjet e fundit në Serbi, e favorizuar dhe nga bojkoti i opozitës, por lista e përbashkët e partive shqiptare në Luginën e Preshevës arriti të nxjerrë 3 deputetë shqiptarë që do përfaqësojnë bashkëkombasit e tyre në parlamentin serb.

Njoftimi i Koalicionit të Shqiptarëve pas takimit me Vuçiqin:

Me ftesë të tij, sot u takuam në Beograd me presidentin e Serbise Vucic.

Shqiptarët nuk duhet të jenë pjesëmarrës në formimin e qeverisë duke parë politikën diskriminuese të Serbisë ndaj Shqiptarëve 20 vite të fundit, duke mos qenë të integruar në Institucionet shtetrore, duke na pasivizuar adresat e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke mos i dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik, duke na neglizhuar në të gjitha format që na kanë sjellur shpërnguljen e Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në mënyrë masive.

Të gjitha këto flasin për mospërfshirjen tonë në Qeveri, mirëpo pas diskutimeve të djeshme me kolegët e mi dhe sot pas takimit me presidentin serb, duke shpresuar një “Serbi të re”, që presidenti e proklamon një Serbi me perspektivë Europiane, ne si Koalicion i Shqiptarëve kemi propozuar me këto kushte të marrim pjesë në qeverisje të këtij shteti:

Ministri i Ministrisë së pushtetit lokal
Ndihmës Ministrin e Ekonomisë
Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit
Kryetarin e Trupit Koordinues
Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngusht me problemet tona kryesore që i kemi gati 20 vite, tani shpresojmë që presidenti e ka kuptuar qasjen serioze të këtij koalicioni dhe presim përgjigje.