MENU
klinika

Dasma e shekullit

Diana, ëndrrat dhe makthet e një princeshe…

29.07.2020 - 14:22

         Më 29 korrik 1981 u celebrua dasma e shekullit midis princeshë Dianës dhe princit Çarli… E vërtetë!?

Picture of Lady Diana, Princess of Wales with Prince Charles of Wales at their wedding at St Paul Cathedral in London in this file photo dated 29 July 1981. Lady Diana and her lover, the Egyptian millionaire businessman Dodi al-Fayed died after a midnight car crash in Paris 31 August. At far (R) Earl Spencer, father of Lady Diana. (Photo credit should read STR/AFP/Getty Images)

Kohë të tjera, zakone të tjera. Në 2020, Diana do të gjente guximin të hidhte gjithçka në erë. Dasmën përrallore, medien, britanikët e ngazëllyer, të ftuarit, protokollin… për t’u strehuar në një jetë të qetë, reale, normale. Por, në 29 korrik 1981, ajo ishte një 20-vjeçare e brishtë, e mbrujtur me histori përrallore, e cila ëndërronte një martesë me një princ simpatik për të zilepsur shoqet dhe për të fituar një vend nderi në familjen e saj. Ishte mbi të gjitha ajo grua e re, e ndërgjegjshme se burri i saj i munguar ishte magjepsur nga zonja e tij dhe se nuk kishte kthim pas. /Konica.al

Princeshë Diana është një nga figurat ikona dhe më popullore të familjes mbretërore. Edhe pse u largua shumë shpejt nga kjo jetë, jo vetëm që jemi njohur me stilin e jetës së saj të jashtëzakonshëm, por gjithashtu jemi frymëzuar dhe ngazëllyer me trashëgiminë humanitare që ajo ka lënë pas. Ka plot që mund të ruajnë kujtime të hidhura, por ka shumë më tepër që ruajnë kujtime të pashlyera për të. Ashtu si çdo person tjetër, edhe Princesha kishte ëndrra, aspirata dhe një vizion, por ndryshe nga të gjithë të tjerët, ajo ishte në qendër të rrezikut. Pra, ka shumë gjëra në lidhje me princeshën mbretërore që mund të mos i dimë me saktësi: nga ëndrrat e saj të fëmijërisë, deri tek makthet e saj më të këqija.

Gjithmonë ëndërronte të bëhej balerinë
Si çdo fëmijë tjetër, princeshë Diana kishte edhe synime dhe aspirata. Në fëmijëri, ajo gjithmonë ëndërronte të bëhej balerinë. Sidoqoftë, gjatësia e saj u bë pengesë kur tejkaloi lartësinë normale, duke e detyruar kështu të heqë dorë nga ëndrra e saj.

Gjyshja e saj punonte si asistente personale e Mbretëreshës
Jo shumë e dinë këtë, por gjyshja e princeshës Diana, Ruth Roche, Baronesha Fermoy, punoi si zonjë që priste Mbretëreshën e Anglisë dhe shërbeu si asistente e saj personale dhe një shoqëruese e ngushtë./Konica.al

Para se të takonte princeshën Diana, princi Çarli takohej me motrën e saj më të madhe
Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme për shumë prej nesh, princeshë Diana u njoh me burrin e saj të ardhshëm, princin Çarli përmes së motrës, Sarah. Në atë kohë, Sara dhe Çarli ishin në shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin.

Dasma e saj ishte një sensacion mbarëbotëror
Dasma e princeshë Dianës me princin Çarli njihet si një nga dasmat më të bujshme mbretërore të të gjitha kohërave. Nga fustani i bardhë e deri tek premtimet e saj të dasmës, ajo fitoi zemrën e të gjithëve dhe la një turmë prej 2.5 miliardë spektatorësh me zemër të ngrirë.

Ishte anëtari i parë i familjes mbretërore që theu stereotipet e lidhura me HIV
Më 19 prill 1987, princeshë Diana u takua me një pacient HIV, duke thyer të gjitha stereotipet përreth, që trajtonin këta pacientë si të paprekshëm. Duke njohur faktin se SIDA nuk përhapej përmes prekjes fizike, ajo shtrëngoi duart me një pacient pa doreza apo mjete mbrojtëse.

Ajo është varrosur në një ishull të vogël të quajtur Althorp në Angli
Pas vdekjes së saj tragjike në 1997, princeshë Diana u përcoll me një procesion të madh funerali dhe u varros në pronën e familjes në Althorp, Northampton. Një ishull i vogël me një tempull kushtuar kujtimit të saj, ku dashamirësit vijnë t’i bëjnë respektin e tyre./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën