MENU
klinika

Formula 1, “pole-position”

Dominon Mercedes, zhgënjen Ferrari

04.07.2020 - 15:13

Merdedes edhe njëherë tjetër tregon se është ajo skuadra për t’u mundur në Formula 1. Valtteri Botas ka zënë vendin e parë në “pole-position” në garën e parë në Austri dhe nesër do të niset i pari.

Në vendin e dytë kampioni Lewis Hamilton, që nesër do të përpiqet që në start të kalojë shokun e skuadrës. Pra, një dominim total i skuderisë kampione që në start. Megjithatë, pritet gara për të parë se si do të pozicionohet.

Zhgënjen Ferrari. Vetëm vendi i shtatë për Charles Leclerc, ndërsa Sebastin Vettel në vendin e 11-të, pas skualifikimit në pjesën e dytë të pole-position. Gara e nesërme fillon në orën 15:10.