MENU
klinika

Koronavirusi

Donald Trump: 99 për qind e rasteve në SHBA janë “të padëmshme”

05.07.2020 - 20:27

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se 99 për qind e rasteve me koronavirus në SHBA janë të “padëmshme”, pas rritjes së rasteve në SHBA.

Sipas mediave të huaja, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se strategjia e tij për trajtimin e COVID-19, po ecën mirë, përkundër faktit që disa shtete raportuan rritje rekorde të rasteve.

Ai më herët e kishte quajtur virusin si “sëmundje të tmerrshme e ardhur nga Kina”, dhe i kishte thënë Pekinit se duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shpërthim global.

Trump potencoi se SHBA-ja ka testuar pothuajse 40 milionë njerëz dhe shtoi se 99 për qind e rasteve janë plotësisht të padëmshme.