MENU
klinika

Fajtor është COVID-19!

Donald Trump “gjithnjë e më i zemëruar me Kinën”

01.07.2020 - 08:20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të martën deklaroi se zemërimi i tij ndaj Kinës po rritet gjithnjë e më shumë ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet, transmeton Anadolu Agency.

“Ndërsa shikoj pandeminë duke u përhapur me fytyrën e saj të shëmtuar në të gjithë botën, përfshirë dëmin e jashtëzakonshëm që i ka bërë SHBA-së, unë zemërohem gjithnjë e më shumë ndaj Kinës. Njerëzit mund ta shohin këtë dhe unë mund ta ndiej!”, shkroi Trump në Twitter.

Postimi i presidentit Trump në Twitter erdhi në momentet kur vendi regjistroi mbi 2.6 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 127 mijë vdekje, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”.

Ai ka thënë vazhdimisht se virusi mund të ishte ndalur nga burimi i saj, duke iu referuar qytetit kinez Wuhan, ku dhe u shfaq dhjetorin e kaluar.

Që atëherë COVID-19 është përhapur në të gjithë botën.

Pandemia ka marë më shumë se 508 jetë njerëzish në të gjithë botën, me 10.4 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 5.3 milionë të shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Autoritetet amerikane thonë se homologët e tyre kinezë nuk kanë arritur të ndajnë informacionet në lidhje me sëmundjen në kohën e duhur.