MENU
klinika

"Vdes për Borën"

Donald Veshaj shpreh publikisht dashurinë për moderatoren

07.07.2020 - 20:07

Dy aktorët e humorit Donald dhe Romeo Veshaj të ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Piter Pan’ folën edhe rreth historive të tyre të dashurisë, të cilat kanë qënë në qendër të vëmendjes në showwbiz-in shqiptar.

Gjatë emisionit, një nga vogëlushët e pyeti Donaldin në lidhje me moderatoren Bora Zemani, ku aktori nuk hezitoi të përgjigjej.

“A e do ti Borën?”, ishte pyetja e drejtuar. “Po, vdes për Borën…”, u përgjigj aktori, duke konfirmuar kështu marrëdhënien që ka me moderatoren Zemani.