MENU
klinika

Premier League, Java 34

Dopietë e Salah, Liverpool nuk e ul ritmin

08.07.2020 - 22:15

Liverpool nuk e ka ulur ritmin edhe pse është shpallur kampion. Të Kuqtë fituan 3-1 në fushën e Brighton, duke skuar në kuotën e 92 pikëve, kur mbeten edhe 4 javë deri në fund të Premier League.

Skuadra e Klopp ka siguruar një avantazh të dyfishtë në tetë minutat e para dhe e ka bërë këtë në harkun e dy minutave. Salah ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 6-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase, ndërsa Henderson ka dyfishuar në minutën e 8-të me një predhë nga jashtë zone.

Por pjesa e parë është mbyllur 1-2, pasi vendasit kanë rihapur ndeshjen në minutën e 45-të me një goditje të bukur fluturimthi të Trossard. Edhe një pikë do të vlente për Brighton.

Por në pjesën e dytë Liverpool është ai që dikton sërish, për të ardhur në minutën e 76-të, kur Salah shënon golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin, duke vulosur edhe fatet e ndeshjes. 19 gola për egjiptianin, 3 më pak se Vardy kryesues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN