30.07.2020 - 14:59
Një pajisje e re lejon përdoruesit të kontrollojnë imazhe në një ekran me vetëm një lëvizje të gjuhës.
E modeluar si një tezë masteri, ‘Brace’ është një pajisje që vendoset në gojë dhe nëpërmjet sensorëve arrin të detektojë vendndodhjen e një sfere të vogël që përdoruesi e lëviz me gjuhë.
Pajisja është e ndërtuar nga një mbajtëse plastike që lidhet me një transmetues interneti.
Kjo e fundit vendoset në vesh.
Krijuesi i Brace e shikon pajisjen si një mënyrë për personat me aftësi të kufizuara për të përdorur teknologjinë sa më lehtë edhe në sfida të komplikuara.