MENU
klinika

Paska qenë talent i fshehur!

Ermali së shpejti pjesë e kinematografisë

03.07.2020 - 12:13

Ermal Fejzullahu paska qenë një talent edhe në aktrim dhe s’e paskemi ditur?

Pas vitesh të tëra në industrinë e muzikës, Ermali paska ndërmend të merret edhe me kinematografi dhe këtë e zbuluam vetëm së fundmi.

Në fakt lajmin e bëri me dije aktori Osman Azemi, shumë i sukseshëm në Kosovë, i cili në një intervistë ka folur për një projekt të ri të grupit Stupcat.

Azemi zbuloi se ai dhe skuadra me të cilën punon kanë në plan të realizojnë një film e në të do të jetë edhe një rol për Ermal Fejzullahun.

Nuk e kemi parë asnjëherë në rolin e aktorin, por vlen të theksohet se karizma e tij duket në video e intervista. Ai është një nga këngëtarët më të dashur dhe më të talentuar dhe me siguri edhe si aktor do të pëlqehet po njësoj.

Kujtojmë se Ermali po punon për një duet me Fifin, por ende nuk ka detaje të reja dhe mezi po presim.