MENU
klinika

Muzika shqiptare e dokumentuar

Etnologu slloven publikon fotografinë e rrallë

14.07.2020 - 16:02

       Një punë kërkimore me vlerë për etnologjinë shqiptare, mbi interpretuesit dhe muzikantët shqiptarë të Kosovës, realizuar në fillim të shekullit nga etnologu i njohur slloven Matija Murko, i cili, shëtiti këtë pjesë të trojeve shqiptare në vitet ’30-të, të shekullit të kaluar, është publikuar së fundmi.

Përmes fotografive, ai ka dokumentuar grupimet artistike, interpretuesit, këngetarët e asaj kohe, etj. Matija Murko konsiderohet si një ndër studiuesit më të mëdhenj sllovenë të shekullit të kaluar.

Në vitet ’30, Murko, së bashku me gruan e tij shëtisin pothuajse të gjithë ish-Jugosllavinë e dikurshme. Si studiues i eposit, këngës, traditës dhe etnologjisë ai vizitoi edhe Kosovën, duke dokumentuar përmes fotografive, personat që njiheshin për interpretimet e këngëve epike, por edhe ansambleve të para.

Në një nga fotografitë është edhe Ymer Riza, legjenda e muzikës tradicionale shqiptare

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Evi Reçi bën deklaratën e pazakontë

“Gati të bëj çmenduri me jetën time!”