MENU
klinika

Pa distancë e maska

Falet Kurban Bajrami/ Në rrethe ‘harrojnë’ COVID-in

31.07.2020 - 08:08

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme Kurban Bajramit në ‘pushtetin’ e masave të rrepta anti-covid. Të pajisur me maska dhe në distancë sociale, besimtarët janë mbledhur ditën e sotme në Xhaminë e ‘Kokonozëve’ në Tiranë për të kryer faljen e tyre dhe shprehur dashurinë dhe dedikimin e ndaj zoti.

Falja e Kurban Bajramit u krye në xhami në orën 06:30, ndërsa në 06:35 u mbajt hytbeja e Kurban Bajramit. Këtë vit besimtarët nuk mundën të kryenin haxhin në Mekë, për shkak të pandemisë, por edhe një falje ndryshe, besimtarët sërish kanë treguar se mund të jenë afër njëri-tjetrit por dhe zotit duke respektuar jetën e familjarëve të tyre dhe shoqëria me respektimin e masave anti-covid.

Në faljen e Kurban Bajramit kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu tha se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkaka të pandemisë që ndali dhe kryerjen e haxhit dhe mbledhjes mes njëri tjetrit për të festuar. Spahiu theksoi se dashuria dhe shpirti i sakrificës mund të tregohet edhe në mënyra të tjera nga besimtarët myslimanë duke respektuar edhe masat e pandemisë.

“Dua t’ju përcjell urimet më të mira dhe falënderojmë Allahu pacit nga mëshira dhe bereqeti i zotit. Sot gjendemi në ditën e begatë të Kurban Bajramit ku atmosfera shpirtërore ndodhet anë e mbanë. Qofshit të gëzuar me të afërmit e zemrës tuaj. Haxhi është pjesë e pandarë e besimtarëve myslimanë, ku është kulmi i përkushtimit fizik, por këtë vit për shkak të pandemisë mungesa e kësaj do të mbesë gjatë në mendjen e besimtarëve. Besimtarët e mirë mund të nxjerrin mesazhet e duhura dhe të kuptojmë urtësinë e zotit në këtë drejtim. Sot do të kryejmë faljen e kurbani Bajramit dhe kush ka mundësinë dhe therjen e kurbanit. Sot duhet ti jemi zotit mirënjohës që të gëzojmë dhe të tjerët me këtë festë me shpërndarjen e kurbani. Kjo nënkupton dashurinë dhe gatishmërinë e myslimanëve për të qenë aty në nevojë”, tha Spahiu

Besimtaret myslimanë në qytetin e Kukësit kanë falur namazin për Kurban Bajramin në dy xhamitë e qytetit. Pavarësisht se Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu bëri thirrje një ditë më parë për të gjithë myslimanët të respektonin distancën, në xhaminë e Kukësit u mblodhën shumë besimtarë.

Shumica e tyre nuk mbanin maskë, ndërsa distanca fizike nuk ekzistonte duke ndenjur ngjitur me njëri-tjetrin gjatë faljes.

Mëngjesin e sotëm qindra qytetarë lushnjarë besimtarë myslimanë kanë mbushur ambientet e xhamisë së Lushnjes për të qenë prezent në faljen e namazit të Kurban Bajramit. Kjo ditë e e shenjtë, simbol i sakrificës bashkoi besimtaret, të cilët nën drejtimin e imamit Hysni Çela iu falën zotit për begati e mirësi. Përmes pamjeve të sjella në redaksi distanca mes tyre nuk është respektuar edhe pse shumica prej tyre janë me maska. Një person në hyrje mban një dezinfektant, ku çdo besimtar që hyn lyen duart.

Me tej myftiu i Lushnjes Bramos Blliku foli për besimtarët dhe afrimin në ketë festë të rëndësishme të besimit islam. Të gjithë besimtarët janë njoftuar që të marrin masa për të ruajtur distancën mes njeri-tjetrit në falje dhe mbajtjen e maskës, por jo të gjithë e kanë marrë parasysh edhe pse mosrespektimi i rregullave vë në rrezik jetën e tyre dhe gjithë komunitetit.

Edhe në qytetin e Beratit besimtarët janë bërë bashkë për të falur Kurban Bajramin. Besimtarët myslimanë kanë falur Kurban Bajramin ne dy xhamitë e qytetit, atë e Plumbit si dhe ne xhaminë e Sahatit. Mes urimesh dhe gëzimesh besimtarët nuk i kanë respektuar rregullat që janë kërkuar duke mos vendosur maska dhe mos respektuar distancën m njëri-tjetrin. Myftiu i xhamisë së Plumbit, Baftjar Këllëzi ka drejtuar faljen e Kurban Bajramit në Berat.

Përmes pamjeve të sjella nga korrespondenti Artan Diko, dallohet qartë që besimtarët myslimanë nuk i frikësohen COVID-it.

Çmimet këtë vit janë të lira!

Durrësi zgjedhja e parë për shumë pushues

Fieri dhe Elbasani kanë “humbur” banorë

Durrësi bëhet qyteti i dytë më i madh në vend

Pëson arrest kardiak pasi del nga uji

Ndërron jetë pushuesi 64-vjeçar në Durrës

Ishte në pronësi të Emiljano Shullazit

Sekuestrohet hotel “Vollga” në Durrës