MENU
klinika

Konfirmohen 13 raste pozitive për Covid-19

Fasoneritë e Krujës vijojnë të jenë vatër e madhe infeksioni

03.07.2020 - 08:52

Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Krujës janë shtuar rastet pozitive për Covid-19.

Mësohet se janë konfirmuar si pozitiv 13 raste të reja nga 25 teste të realizuara.

Të gjithë infektuarit janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Ata ndodhen të karantinuar në banesat e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e djeshme në qytetin e Krujës u konfirmuan vetëm 4 raste pozitive.