MENU
klinika

Formula 1 starton këtë javë

Ferrari “frenon” entuziazmin e tifozëve të vet

01.07.2020 - 11:53

Tifozët e Ferrarit këtë fundjavë duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. Ai që frenon entuziazmin për garën e kësaj të diele në pistën e Austrisë është vetë drejtori sportiv i kokëkuqes, Mattia Binotto, i cili pohon se rezultatet e para të makinës së re Ferrari nuk do të shihen që në startin e sezonit:

“Është e njëjta makinë që ishte edhe në testet dimërore dhe Australi. Pra, një Ferrari jo shumë kompetitiv. Rezultatet e atyre testeve na lanë të kuptojmë se ku kemi gabuar dhe drejtimin që duhet të kenë punimet e tanishme. Tani kemi një rrugëzgjidhje dhe besojmë se në garën e Hungarisë do të sjellim ndryshimet e para në makinën tonë.”

Të jetë një taktikë e skuderisë për të ç’orientuar rivalët? Ndoshta, por testet e fundit të shkurtit nuk panë një Ferrari të shpejtë, këtë e patën pohuar edhe dy pilotët, Leclerc dhe Vettel. Të premten do të jenë provat e lira, të shtunën pole-position dhe të dielën në orën 15:10 gara e parë sezonale të Austri. Në po të njëjtën pistë do të zhvillohet edhe gara e dytë më 12 korrik. Deri më tani janë konfirmuar 8 gara deri në mesin e muajit shtator.

Ndërkohë, janë prezantuar edhe kaskat që do të mbajnë pilotët. Mbizotërojnë emrat e sponsorëve dhe ngjyrat e larmishme. Por Leëis Hamilton ka shkuar më tej, pasi në kaskën e tij gjendet imazhi i Jezu Krishtit. Piloti britanik është shpallur 6 herë kampion dhe tani kërkon të barazojë Michael Schumacher.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Formula 1, drejtori sportiv i Mercedes

“Botërorin 2020 nuk e fiton makina më e shpejtë”