MENU
klinika

Të gjithë në rezidencën e SHBA

Festimet për pavarësinë e Amerikës bëjnë bashkë Ramën, Metën e Bashën

01.07.2020 - 19:51

Një zhvillim i papritur ka ndodhur pasditen e sotme, teksa mësohet se kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, do të takohen me ambasadoren Yuri Kim në rezidencën e SHBA-së.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga palët që do të marrin pjesë në këtë takim, por mendohet se në plan të parë janë përgatitjet që po bën Ambasada Amerikane për ‘4 Korrikun’, ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Kjo është hera e parë pas shumë kohësh që mblidhen bashkë në një event të gjithë liderët shqiptarë. Edhe pse 3 ditë para datës zyrtare, mësohet se festimet për Pavarësinë e SHBA-së po mbahen në rezidencën amerikane.

Ceremonia do mbahet në ambient të hapur dhe me pjesëmarrje të reduktuar për shkak të masave ndaj Covid-19.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore