MENU
klinika

Harry dhe Meghan xheloz për William e Kate

“Finding Freedom”/ Libri për të fshehtat e Pallatit Mbretëror

25.07.2020 - 10:38

Princi Harry dhe Meghan Markle vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave. Një libër i ri i cili do të dalë në treg në muajin gusht flet për sekretet e familjes mbretërore, ku në në qendër janë Harry dhe Meghan.

Në të thuhet se Meghan dhe Harry ndiheshin të irrituar dhe të lënë pas dorë pasi në eventet zyrtare më prestigjioze shkonin gjithmonë William dhe Kate u larguan nga jeta mbretërore.

“Finding Freedom”, një libër nga reporterët Omid Scobie dhe Carolyn Durand, pretendon se çiftet mezi folën në kishën Westminster Abbey në mars, ndonëse nuk e kishin parë njëri-tjetrin që prej janarit dhe sipas tyre, ftohja e marrëdhënies ishte rezultat i vendimit të Harry-t dhe Meghan-it për t’u larguar nga familja mbretërore.

Autorët e librit shkruajnë se Meghanm me e lot në sy nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej edhe pse ajo hoqi dorë nga gjithë jeta e saj për këtë familje.

Pas botimit të disa fragmenteve të librit, një deklaratë në emër të Harry dhe Meghan tha:

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk u intervistuan dhe nuk kontribuan. Ky libër është i bazuar në përvojat e autorëve si anëtarë të korpusit të shtypit mbretëror dhe raportimit të tyre të pavarur.”