MENU
klinika

"E ndjeva shokim dhe tronditje të brendshme"

Fjalimi i mrekullueshëm i Albert Kamy në ceremoninë e pranimit të Çmimit Nobel…

13.07.2020 - 06:51

Fjalimi i Albert Kamy në Banketin e Çmimit Nobel në godinën e Bashkisë në Stokholm më 10 dhjetor 1957.

Me këtë nderim me të cilin Akademia juaj më ka nderuar me aq bujari, mirënjohja ime ka qënë e thellë, veçanërisht kur marr parasysh shkallën me të cilën ky shpërblim ka tejkaluar meritat e mia personale.

Çdo njeri, dhe për arsyet më të forta, çdo artist, dëshiron që të njihet. Kështu edhe unë. Por nuk kam qënë në gjendje të mësoj vendimin tuaj pa e krahasuar me jehonën e asaj çfarë jam në të vërtetë.

Një burrë i ri, i pasur vetëm me dyshimet e tij dhe punën akoma në progres, i mësuar me të jetuarit në vetminë e punës apo në tërheqjet e miqësisë: si mund të mos e ndjejë ai një lloj paniku kur dëgjon dekretin që e transporton atë papritmas, vetëm dhe i reduktuar në vetvete, drejt qendrës së një drite të ndezur?

Dhe me çfarë ndjenjash do ta pranonte ai këtë nder në një kohë kur shkrimtarë të tjerë në Evropë, ndër ta më të mëdhenjtë, dënohen në heshtje, dhe madje në një kohë kur vendi i lindjes së tij po përjeton një mjerim të pafundëm?

E ndjeva shokim dhe tronditje të brendshme. Me qëllim që të rifitoja paqen që kam pasur, shkurt, pët t’u marrë me një pasuri shumë bujare.

Dhe meqë nuk mund të jetoj në të thjesht duke qëndruar në peshën e arritjes sime, nuk kam gjetur asgjë që të më mbështesë, por atë që më ka mbështetur gjatë gjithë jetës sime, madje në rrethanat më të kundërta: ideja që kam unë për artin tim dhe rolin e shkrimtarit.

Me lini vetem që t’ju them, me një frymë mirënjohjeje dhe miqësie, sa më thjeshtë të mundem, se cila është ideja e kësaj.

Për veten time, unë nuk mund të jetoj pa artin tim. Por nuk e kam vënë kurrë sipër gjithçkaje ,nëse, nga ana tjetër, kam nevojë për të, është sepse ai nuk mund të ndahet nga vetja ime, dhe më lejon të jetoj, kështu siç jam, në të njëjtin nivel.

Është një mjet që nxit numrin më të madh të njerëzve duke u ofruar atyre një foto të privilegjuar të kënaqësive dhe vuajtjeve të zakonshme.

E detyron artistin që ta mbledhe veten; e nështron atë me të vërtetën më të përulur dhe universale. Dhe shpesh ai që ka zgjedhur fatin e artistit sepse e ndjeu se ishte ndryshe shpejt kupton se ai nuk mundet të mbajë as artin dhe as diferencën e tij vetëm nëse e pranon se është si të tjerët.

Artisti e fton veten tek të tjerët, në mes të bukurisë të cilën nuk mundet që ta arrijë pa to, ai nuk mundet ta largojë veten prej tyre. Kjo është arsyeja pse artistët e vërtetë nuk gënjejnë asgjë: janë të detyruar të kuptojnë në vend që të gjykojnë.

Dhe nëse duhet të mbajnë anë në këtë botë, ata mbase mund të mbajnë anë vetëm nga shoqëria në të cilën, sipas fjalëve të mëdha të Nietzsches, jo gjykuesi por krijuesi do të udhëheqë, sido që të jetë, një punëtor apo intelektual.

Në të njëjtën mënyrë, roli i shkrimtarit nuk është i lirë nga detyrat e vështira. Me përkufizim ai nuk mundet ta vendose veten sot në shërbim të atyre që bëjnë histori; ai është në shërbim të atyre që e vuajnë atë. Përndryshe, ai do të jetë i vetëm dhe i veçuar nga arti i tij. Jo të gjitha ushtritë e tiranisë me milionat e ushtarëve do ta lirojnë atë nga izolimi, madje dhe veçanërisht nëse ai bie në hap me ta.

Por qetësia e një të burgosuri të panjohur, i braktisur për poshtërime nga ana tjetër e botës, mjafton për ta nxjerrë shkrimtarin nga burgu i tij, së paku kurdo, në mes të privilegjeve të lirisë, ai ia del jo që ajo qetësi të mos harrohet, dhe ta transmetojë atë me qëllim që t’i japë frymë nëpërmjet veprave të artit të tij.

Askush prej nesh nuk është aq i përsosur për një detyrë të tillë. Por në të gjitha rrethanat e jetës, në errësirë apo famë të përkohshme, i hedhur në pranga të tiranisë apo për një kohë i lirë për t’u shprehur, shkrimtari mundet të fitojë zemrat e komunitetit të gjallë të cilat do ta justifikojnë atë, me kushtin e vetëm që ai do të pranojë deri në skaje të aftësisë së tij dy detyrat që përbëjnë madhështinë e artizanatit të tij: shërbimi ndaj të vërtetës dhe shërbimi ndaj lirisë.

Sepse detyra e tij është të bashkojë numrin e madh të mundshëm të njerëzve, arti i tij nuk duhet të kompromentojë me gënjeshtra dhe servilizëm të cilat, kurdo që të zotërojnë, edukojnë vetminë.

Sidoqë të jetë dobësia jonë personale, fisnikëria e punës sonë gjithmonë do të rrënjoset në dy angazhime, të vështira për t’u përballuar: refuzimi për të gënjyer për diçka që di dikush dhe rezistenca ndaj presioni.

Për më shumë se 20 vite të një historie të çmendur, i humbur pa shpresë sikur të gjithë njerëzit e brezit tim në grindjet e kohës, jam mbështetur nga një gjë: nga ndjenja e fshehur se të shkruash sot ishte një nder sepse ky aktivitet ishte një përkushtim – dhe një përkushtim jo vetëm për të shkruar.

Specifikisht, në pamje të fuqive të mia dhe gjendjes së qenies time, ishte një angazhim për t’u mbajtur, bashkë me të gjithë ata që po përjetonin të njëjtën histori, mizorinë dhe shpresën që ndanim.

Këta njerëz, që lindën në fillimin e viteve të Luftës së Parë Botërore, të cilët ishin njëzetë kur Hitleri erdhi në fuqi dhe gjyqet e para revolucionare po fillonin, të cilët atëherë u ballafaquan me përfundimin e arsimimit të tyre me Luftën Civile Spanjolle, Luftën e Dytë Botërore, botën e kampeve të përqëndruara, një Evropë torturash dhe burgjesh – këta njerëz duhet të mbajnë sot djemtë e tyre dhe të krijonin veprat e tyre në një botë të kërcënuar nga shkatërrimet nukleare.

Askush, mendoj, nuk mund t’u kërkojë që të jenë optimistë. Dhe madje mendoj se duhet të kuptojmë – pa pushuar së luftuari- gabimin e atyre të cilët në një teprim të dëshpëruar kanë pohuar të drejtën e tyre për të çnderuar dhe kanë nxituar në një epokë nihiliste. Por fakti mbetet se shumica prej nesh, në vendin tim dhe në Evropë, e kanë refuzuar nihilizmin dhe kanë marrë pjesë në një kërkim për legjitimitet.

Ata duhej të krijonin për veten e tyre një art të të jetuarit në kohët e një katastrofe me qëllim që të lindin për herë të dytë dhe të luftojnë hapur kundër instiktit të vdekjes në punë dhe në historinë tonë.

Ndjenjat dyfishe të secilit brez kërkuan që të reformojnë botën. E imja e di që nuk do ta reformojë, por puna e saj mund të jetë edhe më e madhe. Ajo konsiston në parandalimin e shkatërrimit të botës nga vetë ajo.

Trashigimtar i një historie të korruptuar, në të cilën janë përzier revolucionet e rëna, teknologjia e çmendur, perënditë e vdekura dhe teknologjitë e konsumuara, ku fuqitë mediokër që mund të shkatërrojnë të gjithën ende nuk dinë si ta bindin, ku inteligjenca është përulur të bëhet shërbëtor i urrejtjes dhe shtypjes, kësaj gjenerate duke filluar nga mohimet e veta, i është dashur të ristabilizojë, brenda dhe jashtë, pak nga ajo e cila përbën dinjitetin e jetës dhe vdekjes.

Në një botë të kërcënuar nga shpërbërja, në të cilën hetuesit tanë të mëdhenj rrezikojnë të krijojnë përgjithmonë mbretërinë e vdekjes, në një rracë të çmendur kundër orës, sigurojnë ndër kombe një paqe e cila nuk është skllavëruese, ripajtohen ndaj punës dhe kulturës së re, dhe të ribëjnë me të gjithë njerëzimin Arkën e Besëlidhjes.

Nuk është e sigurtë se ky brez do të jetë gjithmonë në gjendje të përmbushë këtë detyrë të pamasë, por tashmë ai po rritet në çdo vend të botës për të dyfishuar sfidën e të vërtetës, lirisë dhe, nëse është e nevojshmë, e di se si të vdesë për të, pa urrejtje. Kurdo që të gjendet, meriton të përshëndetet dhe të inkurajohen, veçanërisht aty ku po sakrifikon vetveten.

Në çdo event, disa nga miratimi juaj i plotë, është ndaj këtij brezi të cilin duhet të dua ta pasoj me nderin të cilin ju sapo ma dhatë.

Në të njëjtën kohë, pasi të përvijohet fisnikëria dhe artizanati i shkrimtarit, duhet t’i jap vendin e duhur. Ai nuk ka pretendime të tjera përveç atyre të cilat ndan me shokët e tij në ushtri: të pambrojtur, por kokëfortë, të padrejtë, por të pasionuar për drejtësi, duke bërë punën e tij pa turp apo krenari për të gjithë, duke mos dashur për t’u ndarë ndërmjet dhimbjes dhe së bukurës, dhe së fundmi të përkushtuar për të nxjerrë nga ekzistenca e tij e dyfishtë krijimet që ai përpiqet tmerrësisht t’i ngrejë në lëvizjen shkatërruese të historisë. Kush mbi të gjitha këto mund të presë nga ai zgjidhje konkrete dhe morale të larta?

E vërteta është e mistershme, e pakapshme, gjithmonë për t’u pushtuar.

Liria është e rrezikshme, aq e vështirë për të jetuar me të ashtu siç është ajo e gëzuar. Ne duhet të marshojmë drejt këtyre qëllimeve, me dhimbje por me vendosmëri, e sigurtë përpara dështimeve tona për një rrugë kaq të gjatë.

Çfarë shkrimtari do të dëshironte që tani e tutje, me ndërgjegje të mirë, të guxonte të ngrinte veten si një predikues i virtytit? Për veten time, duhet të theksoj edhe një herë se unë nuk jam nga ky lloj. Nuk kam qënë kurrë i aftë që të braktis dritën, kënaqësinë e qënies, dhe lirinë në të cilën jam rritur.

Por edhe pse kjo nostalgji shpreh shumë nga gabimet dhe fajet e mija, padyshim më ka ndihmuar në të kuptuarit më mirë të punës sime. Akoma po më ndihmon për të mbështetur pa e vënë në dyshim të gjithë ato njerëz të heshtur të cilët e durojnë jetën e krijuar për ta në botë vetëm nëpërmjet kujtesës se rikthimit dhe lumturisë falas.

Kështu i reduktuar në atë që unë jam vërtetë, ndaj kufizimeve dhe borxheve dhe po ashtu ndaj besimit tim, ndihem më i lirë, në përfundim, për të komentuar shkallën dhe bujarinë e nderit që më keni dhënë, më i lirë gjithashtu që t’ju them se do ta pranoj atë si një homazh për të gjithë ata të cilët, duke ndarë të njëjtën luftë, nuk kanë marrë asnjë privilegj, por në të kundërt e kanë njohur mjerimin dhe përndjekjen.

Më mbetet që t’ju falenderoj nga thellësia e zemrës sime dhe ta bëj para jush publike, si një shenjë personale të mirënjohjes sime, premtimin e njëjtë dhe të lashtë të besnikërisë të cilin çdo artist i vërtetë ia përsërit vetes në heshtje çdo ditë.

Para fjalimit, B. Karlgren, anëtar i Akademisë Mbretërore të Shkencave, iu drejtua shkrimtarit francez:

Z. Kamy…

– Si student i historisë dhe i letërsisë, unë ju drejtohem juve fillimisht. Unë nuk kam ambicjen dhe guximin për të shqiptuar gjykim mbi karakterin apo rëndësinë e punës suaj – kritikë më kompetent se unë kanë hedhur dritë të mjaftueshme mbi të. Por më lejoni t’ju siguroj që ne marrim kënaqësi të thellë nga faktin se po dëshmojmë dhënien e nëntë të një çmimi Nobel në Letërsi për një Francez.

Veçanërisht në kohën tonë, me tendencën e saj për të drejtuar vëmendje intelektuale, admirim dhe imitim ndaj atyre kombeve që kanë –nga virtyti i burimeve të tyre materiale të panumërta – të bëhet protagoniste, megjithatë, mbetet në Suedi dhe gjetkë, një elitë mjaft e madhe që nuk fal, por gjithnjë është e ndërgjegjshme për faktin se në kulturën perëndimore fryma franceze për shekuj ka luajtur një rol mbizotërues dhe kryesues dhe vazhdon ta bëjë këtë.

Në shkrimet tuaja ne gjejmë në një shkallë të lartë manifestimin e qartësisë dhe dritës, depërtimit dhe hollësisë, artit të paimitueshëm të pandarë në gjuhën tuaj letrare, të cilën secili prej nesh e admiron dhe dëshiron ngrohtësisht. Ne ju përshëndesim si një përfaqësues i vërtetë i atij frymëzimi të mrekullueshëm francez. »

Marrë nga Leksionet e Nobelit, Letërsi 1901-1967, redaktor Horst Frenz, Kombania Botuese Elsivier, Amsterdam, 1969 /Nopelprize.org