MENU
klinika

Kush është producenti i ri i “Threedots”?

Flori Mumajesi zëvendëson Kledi Bahitin!

02.07.2020 - 12:18

Pak kohë më parë, nëper media shkruhej se Kledi Bahiti ishte larguar nga grupi i famshëm i producentëve, “Threedots Production”. 

Burime për ne treguan se ai kishte disa kohë që nuk bashkëpunonte më me djemtë, por arsyet e largimit të tij nuk u bënë të ditura.

U duk se largimi ishte paqësor, pasi djemtë vazhdojnë ndiqen në rrjete sociale.

Ndërkohë që Kledi është bërë pjesë e një studioje të re muzikore, një tjetër emër i është bashkuar djemve të “Threedots”.

Vetë Flori Mumajesi e ka dhënë këtë lajm, duke ndarë një foto të pjesëtarit të ri në InstaStory. Bëhet fjalë për producentin Martin Mane.

“Producenti i ri në “Threedots Production.”-janë fjalët e Florit krahas postimit.

“Threedots Production” është një ndër produksionet më në zë të momentit. Në bazë të statistikave, mund të renditet si studio më e madhe e produksioneve muzikore në Shqipëri, e cila ka realizuar qindra projekte muzikore të artistëve shqiptarë.