MENU
klinika

“Futja plazhit, shpërnda virusin”

Florjan Binaj publikon testin dhe paralajmëron ndjekësit

06.07.2020 - 09:49

Muajin që lamë pas bëri bujë fakti se aktori i ‘Portokallisë’, Florjan Binaj, ishte infektuar me Covid-19.

Aktori tha në një postim në Instagram se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do karantinohet për 2 javë, teksa mediat raportuan se ai mund të ishte infektuar në Përmet, ku edhe ka udhëtuar disa ditë para se të infektohej.

Kjo e fundit u shoqërua më pas me një sërë polemikash pasi media të ndryshme aluduan se aktori ka transmetuar virusin edhe në Përmet, ku u regjistrua rasti i parë 2 ditë pasi Flori doli pozitiv.

Rreth kësaj çështjeje ka reguar edhe aktori, i cili i quajtur këto lajme dashakeqëse dhe shpifje, duke shtuar se e vërteta do dalë në shesh shumë shpejt dhe paralajmëron ‘Report Tv’, i cili hodhi i pari lajmin, se po e padisë në gjykatë. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, Florjani u karantinua në shtëpinë e tij, ku sipas rregullit duhet të qëndronte për 14 ditë, teksa ndau disa momente me ndjekësit duke treguar se pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke fjetur.

Më 29 qershor aktori bëri tamponin e dytë dhe rezultoi negativ, duke iu rikthyer jetës së mëparshme, teksa komentuesit duket se ende e përdorin faktin se ai u infektua, madje edhe duke e steriotipizuar.

Ditën e sotme ai ka shpërndarë disa foto nga jugu i vendit, duke bërë thirrje që shqiptarët të vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën në këto kohë pandemie.

Mirëpo, një komentues i ka shkruar: “Florjan për ty karantina nuk funksionon? Dole pozitiv dhe futja plazhit tani, shpërnda virusin.”

Ky koment duket se i ka rënë sy Florit, i cili i ka kthyer: “Mëso të numërosh dhe do të dalin ditët fiks! Dhe mëso të mos i kërkosh llogari të tjerëve.”

Më pas, aktori ka shpërndarë në Instastory edhe rezultatin e tamponit negativ, duke thënë se nga sot e tutje kujtdo që e pyet a është i infektuar, do i bëjë bllok.