MENU
klinika

Serie A, Java 32

Gabim fatal, Lazio “lan duart” me titullin

11.07.2020 - 18:14

Tri humbje radhazi dhe Lazio tashmë i thotë lamtumirë pretendimit për titullin kampion. Kryeqytetasit humbën 1-2 në shtëpi me Sassuolon, një ekip pa objektiva. Me këtë disfatë, bardhekaltrit dorëzohen për titullin.

Ishin miqtë që shënuan në minutën e nëntë, por VAR akordoi pozicion jashtë loje. Vendasit u bënë më agresivë dhe Luis Alberto në 33’ shënon golin e parë. Kaq mjaftoi për Lazion që pjesën e parë ta mbyllë në avantazh.

Por me fillimin e pjesës së sytë janë miqtë që surprizojnë me Raspadorin, që shënon golin e barazimit. Ishte pikërisht ky autor që iu anulua goli në fillimin e pjesës së parë. I pafajshëm Strakosha, pasi Raspadori ishte i vetëm përballë tij.

Pavarësisht se kishte shumë minuta për të fituar ndeshjen, Lazio nuk e shfrytëzon. Madje janë miqtë që shënojnë në 92’ me Caputo. Kjo humbje i kushton shumë ekipit bardhekaltër, që “lan duart” me titullin, me Juventus që pret në mbrëmje Atalantën.