MENU
klinika

"Na incizojnë fshehtas tek dera"

Genc Prelvukaj ironizon kolegët: I realizojnë tmerrësisht dobët

02.07.2020 - 12:14

Genc Prelvukaj shkroi në Instagram se disa njerëz – në këtë rast kolegë dhe njerëz të industrisë së muzikës – “i vjedhin idetë”.

“Në studio te ne, shpesh vijnë disa njerëz, na afrohen fshehtas te dera, na incizojnë punën, d.m.th i vjedhin idetë, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojnë në studiot e tyre ato që dëgjojnë. Gjithsesi nxitojnë për t’i nxjerrë para nesh.” – shkruan ai.

Ai shtoi se një gjë e tillë tregon shumë për punën e tij dhe theksoi se “i realizojnë tmerrësisht dobët”.

“Mua s’më vjen keq, sepse me ketë punë tregojmë sa të mëdhenj e të pashtërrshëm jemi ne, e sa të harxhuar janë ata. E vetmja gjë që më vjen keq është që i realizojnë tmerrësisht dobët.”

Genc Prelvukaj ironizon kolegët: ‘I realizojnë tmerrësisht