MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Gjashtë fitore radhazi, Drita nuk njeh pengesa

05.07.2020 - 18:01

Drita e Gjilanit në Superligën e Kosovës nuk njeh rivalë. Me fitoren e sotme 3-0 në fushën e Llapit, shkon në 6 numri i sukseseve radhazi dhe tashmë diferenca shkon sërish +4 pikë nga Prishtina e vendit të dytë.

Miqtë kanë shënuar nga dy gola për secilën pjesë loje. Në fillim ishte autogol në 8’ i Pefqelit, ndërsa 6 minuta më pas dyfishon Rexha. Në fundin e ndeshjes është Vucaj në 83’ dhe Emini në 88’ që vulosin fitoren e thellë.

Fitore e thellë edhe e Trepca ’89 në fushën e Ferizajt. Me këtë triumf miqtë besojnë shumë te mbijetesa, ndërsa Ferizaj tashmë thuajse u bashkohet Dukagjinit dhe Vushtrrisë për rënien nga kategoria, pasi në 5 javë duket e pamundur të rikuperohen 9 apo më shumë pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN