MENU
klinika

Ruçi: Rrugë të mbarë!

Gjuzi braktis sallën e Kuvendit: Deklaroj votën kundër, janë 4 firma të falsifikuara

30.07.2020 - 09:58

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka braktisur sallën duke deklaruar edhe votën kundër ndryshimeve kushtetuese.

Gjuzi tha se tek propozimi i opozitës parlamentare për këtë projektligj janë 4 firma të falsifikuara.

Ai tha se nuk do të qëndronte më në këtë Kuvend që falsifikon dhe me ndryshime kushtetuese mashtron dhe kontrollon votën.
Në fund Ruçi i ka uruar rrugë të mbarë me braktisjen e seancës.

KUJTIM GJUZI: Z.Alimadhi të lutem pak, të paktën unë kur jam unë këtu. Mashtrim dhe kontroll i votës për atë çfarë doni të merrni.

Çfarë ke mo? E deklaroj votën kundër se janë 4 firma të falsifikuara. Më keni thënë disa herë që nuk keni përgjegjësi, por tani erdhi koha që të keni përgjegjësi.
Unë e braktis sallën e Kuvendit për këtë seancë ku falsifikohet.

GRAMOZ RUÇI: Rrugë të mbarë.

Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla