MENU
klinika

Si të shpëtojmë nga ky ngërç?

Globalizimi: produktet e tij ankthi dhe pasiguria sociale

09.07.2020 - 13:54

        Pandehnim se po evoluonim, se ishim komponentë të kënaqur dhe të plotësuar të një shoqërie të zhvilluar. Përkundrazi, pandemia theksoi kufijtë shoqërorë dhe njerëzorë të industrializimit në shkallë botërore. “Globalizimi, kuptuar si një formë specifike, në të cilën organizohen shtete, tregje dhe ide të tregtisë dhe qeverisë, mpreh kushtet, në të cilat dhuna zhvillohet në një shkallë të madhe midis logjikës së pasigurisë dhe asaj të paplotësisë, secila me formën dhe forcën e vet përkatëse”, kështu e identifikon Arjun Appadurai për herë të parë një fenomen shoqëror, që rrjedh nga globalizimi, të cilin personalisht ai e ka përkufizuar si ankthi i paplotësisë./Konica.al

Antropologu amerikan me origjinë indiane, i cili vë në dyshim mekanizmat që artikulojnë globalizimin dhe identitetet lokale, shpjeguar tek Ana e errët e globalizmit, ka theksuar sesi kjo dukuri, nga e cila nuk përjashtohet asnjë grup njerëzor në planet, provokon një intolerancë për dallimet e vogla që prodhojnë një zemërim të tepruar. Rrjedh gjithashtu një ndjenjë pasigurie, ndonjëherë e manipuluar strategjikisht dhe e mbështetur nga politika lokale, e cila çon në dhunë. Në të vërtetë, sipas Appadurai, ankthi nga paplotësia prodhojnë identitete grabitqare (të kemi parasysh populizmat e fundit).

Më tej, shpjegon: “Si një kontekst përgjithësues i kuadrit botëror gjatë viteve 1990, forcat e globalizmit prodhojnë kushtet për një përhapje praktikisht planetare të pasigurisë shoqërore. Ankthi nga paplotësia (brenda projektit të pastërtisë totale kombëtare) dhe ndjenjës së pasigurisë shoqërore për disponueshmërinë e kategorive mjaft të mëdha etnoraciale, mund të prodhojnë një formë të paqartë të përforcimit të ndërsjellë, i cili i hap rrugën gjenocidit”.

Kjo do të thotë se ndjenja e ankthit, që buron nga një forcë gjithëpërfshirëse, nga e cila (në mënyrë të pashmangshme) disa elemente që mbeten të përjashtuara, është pikërisht ndjenja mbi të cilën kanalizohet dhuna dhe intoleranca. Për më tepër, shtoj, ankthi i paplotësisë përputhet me “maninë e kontrollit” më të njohur dhe ne tashmë e dimë, se ajo përfundon me forma të qarta idiosinkratike.

Appadurai e kishte identifikuar si duhet pikën kyçe: “në botën reale, që aktualisht duket se e kemi hedhur pas shpine, kishte një dallim mjaft të saktë midis shqetësimit të shteteve për sigurinë e tyre, nga njëra anë dhe pasiguritë e përditshme të qytetarëve (ose civilëve), nga ana tjetër. E para, ka të bëjë me luftën dhe paqen, diplomacinë dhe kufijtë, buxhetin e mbrojtjes dhe politikën botërore. E dyta, kishte të bënte me ligjet dhe rendin vendor, rregullin dhe parashikueshmërinë e jetës shoqërore, besimin në marrëdhëniet me miqtë dhe fqinjët, disa ndjenja të zotërimit të hapësirës dhe sferës publike lokale dhe një besim të caktuar se e ardhmja do të kishte qenë, në tërësi, e ngjashme me të tashmen. Sot pasiguritë e shteteve dhe paqartësitë hapësinore dhe identitare janë shkrirë në një mënyrë shqetësuesem si rrjedhojë terrori, terrorizmi dhe terroristët janë pikat, ku kjo përzierje e re është më e dukshme”.

“Si ka mundësi që procesi i globalizmit nuk ka hapur dyert për një botë më të drejtë dhe paqësore, por duket se ka çliruar forcat e errëta si në Jugosllavi, Irak, në republikat e Azisë Qendrore, Indisë, Ruandës, që i kanë çuar njerëzit në paroksizma gati të paimagjinueshme të dhunës? Pse u intensifikua kjo spirale, në vend që të qetësohej, deri në katastrofën e 11 shtatorit dhe prej andej në luftërat kundër Afganistanit dhe Irakut? Duke kapërcyer kufijtë e dukshëm të qasjeve realiste, që shohin në dhunën etnike, fetare dhe kombëtare, veçse një maskë për konflikte “materiale” dhe konflikte ekonomike, Arjun Appadurai identifikon risinë ekstreme të dhunës së sotme në specifikën e saj “kulturore”.

Gjashtëmbëdhjetë vjet pas këtij shkrimi, pas tronditjes së terrorizmit global, u pohuan luftërat e ndërkombëtarizuara, vizionet e moderuara politike të humbura, mund të themi se me globalizimin, një formë publike e pasigurisë është shkrirë me paqartësinë individuale, duke sjellë përfundimisht një konfuzion të madh.

Si të shpëtojmë nga ky ngërç i epokës sonë? Pandemia po na e tregon një mënyrë: të përvetësojmë një vetëdije më të madhe, për vlerën e natyrës dhe ligjeve të saj për kohën tonë dhe / mbase të ngadalësojmë ritmin. Të shohim nëse do mund t’ia dalim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Amerika e së ardhmes


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit