MENU
klinika

Play-Off i Kategorisë së Parë

Gol në limit, Besëlidhja shpreson te Superliga

29.07.2020 - 19:18

Një ndeshje spektakolare në ndeshjes mes dy skuadrave të Kategorisë së Parë që luftojnë për të siguruar ngjitjen në Superligës. Besëlidhja ia ka dalë të fitojë 3-2 ndaj Pogradecit, në ndeshjen e “play-off” teksa do të përballet me Vllazninë, ku do të synojë edhe Superioren me pas.

Në “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha brenda. Rustemaj kaloi Besëlidhjen në avantazh në minutën e 13’, pas dominimit të lezhjanëve në minutat e para. Në minutën e 44’ Alillari shënoi për Pogradecin dhe vendosi baraspeshën.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për liqenorët që gjetën golin në minutën e 49’ me anë të Topllarit. Pas kësaj Besëlidhja u hodh në sulm, teksa gjetën golin në minutën e 67’ me Moqin. Atëherë kur të gjithë po mendonin për minutat shtesë, erdhi edhe goli që vendosi sfidën.

Në minutën e 93’, pas një gabimi të Hidrit në kthimin e topit dhe daljes së Berberit, përfitoi Çokiç i cili ia doli të shënojë. Tani Besëlidhja do të tentojë të mposhtë Vllazninë më 3 gusht, për të bërë të mundur kalimin në Superiore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN