MENU
klinika

Premier League, Java 32

Gol Xhaka, “poker” i Arsenal, Leicester në “pikiatë”

01.07.2020 - 19:57

Arsenal regjistron fitoren e dytë radhazi, por duket se është zgjuar shumë vonë sa i përket pjesëmarrjes në Europë. Topçinjtë fituan 4-0 ndaj vendit të fundit Norwich dhe tashmë londinezët kapin vendin e shtatë.

Arsenal shënoi nga dy gola për secilën pjesë loje. Në të prën shënjestruan Aubameyang në 33’ dhe Granit Xhaka në 37’, i asistuar nga autori i golit të parë. Në të dytën, Aubameyang realizon golin e dytë personal në 67’, ndërsa Soares në 81’ vulos në 4-0.

Pa dy barazimeve radhazi, Leicester humb në transfertë 2-1 me Everton dhe tashmë “Dhelprat” rrezikojnë shumë vendin e tretë, por ndoshta edhe të katërt, pozicione që të cojnë në Champions League sezonin e ardhshëm. Ndeshja tjetër Bournemouth-Newcastle përfundoi 0-3.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN