MENU
klinika

Serie A, Java 29

Goleadë e Inter ndaj Brescias, por kreu mbetet larg

01.07.2020 - 20:31

Inter ka shpërthyer në ndeshjen e radhës, teksa ka mposhtur 6-0 në “San Siro” ekipin e Brescia-s, thuajse të rënë nga Serie A. Megjithatë, kjo fitore ishte thjesht morale, pasi kreu mbetet larg.

I kanë mjaftuar 5 minuta Inter-it për të gjetur golin e avantazhit ndaj Brescia-s. Një gol që është realizuar me një goditje spektakolare të Ashley Young. Protagonist edhe Alexis Sanchez, autor i një krosimi perfekt.

Zikaltrit kanë gjetur golin e dytë në minutën e 20-të. Autori i golit ishte Alexis Sanchez, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Inter e ka mbyllur në avantazh 3-0 pjesën me gol në minutën e 45-të, teksa D’Ambrosio shënoi me kokë.

Në pjesën e dytë vijnë edhe 3 gola të tjerë. Gagliardini katërfishon në minutën e 52-të. Në 82’ ishte radha e Ericsen për të “firmosur”, ndërsa Candreva mbyll goleadën në 88’. Fitorja më e thellë e sezonit në Serie A për Inter. Në ndeshjen tjetër, Bologna barazon 1-1 në shtëpi ndaj Cagliarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN