MENU
klinika

Kuvendi voton ndryshimin e Kushtetutës për listat

Hajdari: Ndahemi me të shkuarën, parlamenti i ardhshëm s’do të ketë matrapazë

30.07.2020 - 11:13

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla tha se mbrëmë disa deputetë të opozitës të dalë nga listat e PD-LSI-së janë takuar nga Petrit Vasili dhe Gazment Bardhi për të përgatitur një skenar në përpjekje për të penguar sot Kuvendin që të votojë hapjen e listave.

“Më vjen mirë që PD-LSI janë rikthyer në Kuvend, do ju lutesha ju që jeni bashkuar mbrëmë gjatë natës në përpjekje për të penguar Kuvendin për të hapur listat. Formësoni grupet dhe mund të merrni këshilltarë zotin Bardhi dhe Vasili dhe këdo që keni takuar dhe dakordësuar qëndrimin tuaj. Ky është hap pozitiv për një gjithëpërfrishje edhe të partive që përmenda më lart”, tha ai.

Pas hapjes së listave, sfida e radhës është depolitizimi i administratës zgjedhore tha kryetari i grupit demokrat Myslym Murrizi.

“Unë do të kandidoj me emër dhe ata që do të jenë në atë listë ku do të kandidoj unë do të jenë të gjithë me listë të hapur. Shoh që tre ditët e fundit PS-ja dhe PD-ja po i bëjnë sfidë njëri tjetrit kush do i hapë më shumë, ku paskeni qenë ju hapësit e mëdhenj, ju që vdisni për t’u hapur në total. Te % e listës së hapur kush iu ndalon që nga 75% ta bëjmë 100%. Hapja e listave nuk është halli i shqiptarëve, mbyllja e tyre po. Ja që ia arritëm kësaj dite ne të stigmatizuarit, ne do të vijmë tu kërkojmë votën, apo do të votoni klouna dhe hajdutë. Pas kësaj duhet të ulemi për depolitizimin e administratës zgjedhore, raporti i fletë arrestit të SPAK-u, 7-7-1, më duket si formacion lufte, Ju tre hajdutët do të ruani votat. Nuk besoj se 7 hajdutët tuaj. 22 ka arrestuar sot SPAK pa u hapur dosja 184 apo të zgjedhjeve të fundit”, tha Murrizi.

Deputeti Lefter Maliqi ka fotografuar dhe publikuar votën për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave. Vota e tij është kundër.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi deputetit Adriatik Alimadhi që të vendosë maskën për të respektuar masat anti-COVID. “Ju lutem vendosni maskën, nëse ju e kaluar nuk do të thotë të dëmtojmë ne të tjerët. Ne të kemi uruar me gjithë shpirt shërim të shpejtë dhe jemi interesuar për ato vuajtje që kalove”. Tre deputetë të kuvendit janë me COVID, Ralf Gjoni, Ejlo Hysko dhe Enver Roshi.

Deputeti demokrat Halit Valteri ngriti shqetësimin se në Kuvend një deputete, referuar Fatjona Dhimitrit, po voton edhe për disa kolegë të tjerë.

“Ju tërheq vëmendjen pasi një deputete këtu ka votuar 5 fletë votimi, ka ardhur këtu, ose ka filluar sekretare e seancës gjyqësore, ka shkuar fiks në vendin e vet, ose ka ardhur të verifikojë votat nga jashtë, për ata që janë sjellë këtu në këtë kuvend se si të votojnë, ju lutem merrni masa, vota është individuale, deputetët mund të vijnë vetë ta hedhin në kutinë e votimit”.

Kryetari i Kuvendit e pranoi si të drejtë konstatimin.

“Vërejta është e drejtë, e konstatova edhe unë. Deputetja ka shpjeguar se ka votuar vetëm një herë por ka përcjellë fletët e votimit të deputetëve të tjerë në kutinë e votimit. Ngelet për të verifikuar nga komisioni përkatës”, tha Ruçi.

5 minuta më pas, përballë kësaj situate, kryetari i Kuvendit vendosi që në fund seancës të bëhet votim nominal për cdo fletë, pra do i lexojë një nga një të gjitha votat.

“Para se të marrë fjalën z. Stojku, njoftoj të gjithë seancën, deputetët, që të mos largohen.

Në fund të debatit, duke marrë parasysh që këtu u anatemua dhe u denoncua rasti i një deputeteje, në emër të transparencës dhe për rëndësinë e ndryshimeve që diskutojmë, të cilat janë ndryshime kushtetuese, Sekretariati i Votimit do të bëjë votim nominal për çdo fletë votimi këtu në sallë, duke cituar emrin dhe mënyrën si ka votuar”, tha ai.

Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla