MENU
klinika

Transferimi

Hakimi zyrtarisht i Interit, detajet e kontratës

02.07.2020 - 15:46

Real Madrid njofton transferimin e Achraf Hakimit tek Inter: “Real Madrid CF dhe Inter kanë rënë dakord për transferimin Achraf Hakimi. Klubi dëshiron ta falënderojë Ashraf për të gjitha këto vite përkushtim, profesionalizëm dhe sjellje shembullore që kur arriti në ekipin e të rinjve në 2006 dhe i uron fat të mirë në përvojën e tij të re”.

Në të njëjtën kohë, Inter gjithashtu publikoi njoftimin: “Achraf Hakimi është zyrtarisht një lojtar i ri i Interit. Futbollisti maroken i lindur në vitin 1998, i cili vishet zikaltër duke ardhur nga Real Madrid, ka nënshkruar një kontratë deri në që nga 30 qershor 2025”.

Kosto e operacionit është: 40 mln euro + 5 mln euro të tjera në formë bonusesh. Mbetet e pashmangshme që tashmë Inter të shesë një lojtar për të mbushur arkat pas blerjeve që u bënë edhe në janar. Lautaro Martinez është objektivi numër një për ta shitur te Barcelona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN