MENU
klinika

FSHF kërkon ndihmën e “Sport Radar”

Hetim për Bylis-Tirana, përjashtim nëse ka prova

03.07.2020 - 14:54

Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis–Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.

Federata bën me dije se ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do të ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova.

Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN