MENU
klinika

Si e ka përballuar

“Historia e jetës time”, Lori Hoxha rrëfen eksperiencën me ankthin

09.07.2020 - 16:51

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, përpiqet të tregojë vazhdimisht për ndjekësit se jeta e saj nuk është siç duket në rrjete sociale.

Lori vuan prej kohësh nga ankthi dhe është përpjekur në çfarëdolloj mënyre t’i bëjë ballë.

Madje, më herët ndau në Instagram një foto ku ishte në mes të detit, në një jaht dhe teksa të gjithë mendonim se jeta për të shkon vaj, në fakt ajo po kalonte një krizë ankthi dhe e vetmja që kërkonte ishte qetësia.

Sot, Lori ka ndarë një tjetër fragment nga historia e saj me ankthin dhe rrëfen se prej kohësh bën diçka për t’u ndjerë e qetë: Vazhdon t’i rikthehet të njëjtave shfaqje televizive që i ka parë njëherë, pasi e di vazhdimësinë e tyre dhe kjo nuk i krijon ankth.

“Sapo zbulova që njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë tendencë të rishohin të njëjtat shfaqje televizive, sepse e dinë ç’do të ndodhë dhe kjo i krijon një ndjenjë komforti, sigurie. Kjo është arsyeja që vazhdojmë t’i rishikojmë.”- janë fjalët me të cilat Lori bie dakord.

“Historia e jetës time.”- shkruan ajo krahas postimit.