Në Maqedoninë e Veriut janë përpunuar 99 për qind të rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe rezulton se partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë në Parlament.
Kështu, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë nga sa kishte në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar për qeverinë e re.
Në njësinë numër gjashtë BDI ka fituar me 7 deputetë, në njësinë e pestë me 3 deputetë, njëzia numër dy, tre deputetë ndërsa në njësinë numër një, 2 deputetë.
Koalicioni mes dy partive, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 12 mandate deputetësh. Shohim edhe këtu një rritje të konsiderueshme të numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar.
Në njësinë e gjashtë këto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.
Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë. Ndërsa, Partia Demokratike e kryesuar nga Menduh Thaçi mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.
NJËSIA ZGJEDHORE 1
BDI:
Izet Mexhiti
Arben Ziberi
BESA: Zeqirija Ibrahimi
AAA: Skender Rexhepi
ASH: Abdulla Saliu
NJËSIA ZGJEDHORE 2
BDI:
Arbër Ademi
Berat Ajdari
Merita Koxhaxhiku
BESA: Afrim Gashi
ASH: Elmi Aziri
AAA: Safije Sadiki
NJËSIA ZGJEDHORE 5
BDI:
Agim Shaqiri
Ismail Jahoski
Arbana Pasholli
ASH:
Syrija Rashidi
Remzi Memedi
NJËSIA ZGJEDHORE 6
BDI:
Ali Ahmeti
Talat Xhaferi
Shpresa Hadri
Branko Manajlovski
Xhevat Ademi
Mirsade Emini-Asani
BAjram Kadrija
PDSH:
Menduh Thaçi
BESA:
Bilall Kasami
Fadil Zendeli (RDK)
ASH:
Ziadin Sela
Adnan Neziri
Ilire Dauti
Hysni Ismaili
Halil Snopçe
Artina Qazimi