MENU
klinika

Formula 1

I 12-i në prova, Vettel: Do t’ia “nxij jetën” Leclerc

03.07.2020 - 13:00

Është zhvilluar sot sesioni i provave të lira të garës së Çmimit të Madh të Austrisë, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e parë sezonale e botërorit 2020 të Formula 1. Makina Mercedes ishte më e shpejta në pistë. Lewis Hamilton tregoi edhe njëherë tjetër se mbetet kampioni.

Në vendin e dytë, me 3 të qindtat më shumë u rendit shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas. Vetëm i dhjeti Charles Leclerc me Ferrari, që ishte 1 sekondë më i avashtë se Hamilton. Ndërsa Sebastian Vettel u klasifikua në vendin e 12-të. Piloti gjerman i Ferrarit megjithatë ka bërë jo pak bujë me deklaratën e tij:

“Unë jam një pilot i Ferrarit dhe garohet për të mirën e skuadrës. Por ky është një sport ku rëndësi ka edhe fitorja në aspektin personal. Ndaj megjithëse do të largohem nga Ferrari në fund të sezonit, kjo s’do të thotë se do t’i hap rrugën Leclerc aspektin personal. Do t’ia bëj jetën e vështirë në pistë nëse do të duelojmë së bashku”.

Ferrari do të garojë këtë fundjavë me një mendim të veçantë për një kampion, i cili po lufton për jetën. Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc do të garojnë në Austri me një mesazh për Alex Zanardi, i aksidentuar më 19 qershor.

“Forza Alex” do të jetë i stampuar në dy makinat Ferrari. Zanardi aktualisht është akoma i shtruar në kujdesin intensiv në spitalin e Sienës. Provat zyrtare të Formula 1 do të zhvillohen të shtunën në ora 15:00, ndërsa gara të dielën në orën 15:10.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Formula 1, drejtori sportiv i Mercedes

“Botërorin 2020 nuk e fiton makina më e shpejtë”