MENU
klinika

Transferimi i sulmuesit të Kombëtares

Ikën nga Kroacia, ja ku firmosi Myrto Uzuni

17.07.2020 - 13:57

Nga Apolonia, te Laçi, më pas në Kroaci me Lokomotivën e Zagrabit dhe nga sot Myrto Uzuni është zyrtarisht futbollist i Ferencvaros në elitën  futbollit hungarez. Sulmuesi i Kombëtares ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, ku do të fitojë 300 mijë euro në sezon.

Ditën e sotme beratasi ka mbërritur në Hungari, ku dhe është prezantuar me ekipin e tij të ri ku do të vazhdojë karrierën. Lokomotiva e ka shitur lojtarin për 1.8 milionë euro, ku 360 mijë euro do të përfitojë edhe Laçi që kishte 20% të kartonit.

Uzuni do të vazhdojë të jetë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit deri në përfundim të sezonit dhe më pas do të nisë aventurën me Ferencvaros në Hungari, që është shpallur kampion dhe me siguri sulmuesi ynë do të luajë edhe në Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN