MENU
klinika

Zyrtarizohet Skënder Gega

Ikën Shehi, Kukësi zgjedh trajnerin e ri

30.07.2020 - 17:55

Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega!

Orges Shehi nuk do të jetë në krye të stolit të Kukësit. Durrsaku nuk arriti asnjë nga objektivat e vendosura nga drejtuesit, Kupën dhe kampionatin, dhe pas një bisede me presidentin Gjici është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi verilindor nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Klubi i Kukësit njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord për të mos vazhduar më aventurën së bashku. Megjithëse një trajner i ri në eksperiencë, presidenti i besoi trajnerit Shehi një nga ekipet më të mira që Kukësi ka pasur.

Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Shehi për kontributin e dhënë në këtë periudhë të vështirë për futbollin shqiptar dhe jo vetëm dhe i uron suksese në të ardhmen,” – shkruhet mes të tjerash në deklaratën e Kukësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN