MENU
klinika

Shërbimet përmes internetit

Infektohet me COVID-19 anëtari i Urdhrit të Farmacistëve, mbyllen zyrat

05.07.2020 - 19:30

Infektohet me koronavirus një prej anëtarëve të Urdhrit të Farmacistëve Shqiptarë.

Lajmin e bën me dije vetë UFSH, duke njoftuar se pjesa tjetër e stafit pritet të kryejë testimin për Covid-19.

Ndërkohë zyrat e Urdhrit të Farmacistëve do të qëndrojnë të mbyllura, dhe shërbimet e mundshme do të kryhen përmes internetit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonē, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes sē testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.

Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!