MENU
klinika

Historia e Rozës

Infermierja ngatërron simptomat e sulmit të saj në zemër

10.07.2020 - 18:22

Në punën e saj të re si infermiere , Roza kalon pjesën më të madhe të ditës duke qëndruar ulur në një tavolinë. Kështu që, kur ndjehej pa frymë duke ecur nëpër spital ose duke ngjitur shkallët, ajo e kuptoi se nuk ishte në formë.

Për t’u përshtatur, ajo filloi të ecë 15-20 minuta rutine para punës. Pastaj një mbrëmje, u kthye në shtëpi nga puna, aq e rraskapitur, sa ndenji ulur shumë gjatë në tryezën e kuzhinës. Papritur, e befasuar nga lodhja ,ndjeu një dhimbje të mprehtë në shpatullën e majtë dhe presionin në gjoks.

“Ishte e pakëndshme, por nga përvoja e punës ,mendova se ishte dispepsi”.

Dispepsia është një çrregullim funksional, në të cilin organet e aparatit tretës, kryesisht stomaku dhe pjesa e parë e zorrëve (ndonjëherë edhe ezofagu) nuk funksionojnë normalisht. Dhimbja e shpatullave u lehtësua, por jo ndjenja në gjoks. Roza vuri re se sa herë që ajo lëvizte, kishtë siklet ,duke forcuar më tej mendimin se ishte vetëm dispepsi. Ajo shkoi në shtrat, por u zgjua në 2 të mëngjesit, mori një antacid dhe u kthye në shtrat. Në mëngjes, ajo ndjehej njëjtë. Shpejt  e gjeti veten duke alternuar midis vjelljes dhe diarresë. Atëherë mbërriti vëllai i saj. Ndërsa ajo përshkroi simptomat, përfshirë dhimbjen e vazhdueshme në gjoks, ai tha: “Unë mendoj se ky është një sulm në zemër”.

“Kam mbërritur në spital në orën 11:35 të mëngjesit nga ora 15:30 e ditës së kaluar kur më filluan dhimbjet. Mjekët kishin vendosur dy stentë për të rikthyer rrjedhën e gjakut në zemër. Roza u përpoq të kuptonte pse pati një sulm në zemër në moshën 58 vjeç. Megjithëse ishte 15 kg mbi peshë, nuk kishte tension të lartë ose kolesterol të lartë dhe nuk pinte duhan. Ajo pa më nga afër historinë e shëndetit të familjes së saj. Roza nuk kishte qenë afër babait të saj të ndjerë. Një kopje e certifikatës së tij të vdekjes tregoi se ai vdiq nga një sulm në zemër në fund të viteve ’60. Ajo mësoi gjithashtu se gjyshi vdiq në të 80-tat nga një sulm i dyshuar në zemër. Vëllai më i madh dhe dy motrat e saj kishin tension të lartë.

“Ndjeva sikur isha e shëndetshme dhe kurrë nuk kisha ndonjë problem,” tha ajo. “Ishte supozimi im se isha mirë.” Pas sulmit në zemër në janar 2015, Roza filloi të ushtrojë rregullisht. Ajo përfundimisht filloi të vraponte për një orë të paktën tre ditë në javë. Gjithashtu  ndryshoi dietën, duke shmangur natriumin, sheqerin dhe ushqimet e skuqura ,uli sasinë dhe ndryshoi qasjen për të ngrënë jashtë.

“Unë me të vërtetë fillova të lexoj etiketat nga afër, kështu do të dija se çfarë po ha,” tha ajo.

Sulmi në zemër gjithashtu e bindi djalin e saj 30-vjeçar, Robertin, të bënte ndryshime në stilin e jetës. “Unë po bëj më shumë pyetje në lidhje me atë që unë jam duke ngrënë dhe duke qenë më i hapur për opsione më të shëndetshme,” tha ai. Jam shumë më i vetëdijshëm edhe për stërvitjen e rregullt,” tha ai. Roberti tha që përvoja e nënës së tij ilustron gjithashtu rolin e mbështetjes së komunitetit – si në rastet e urgjencës ashtu edhe në bërjen e ndryshimeve në stilin e jetës.

“Unë jam duke folur më shumë me miqtë e afërt, në mënyrë që ata ta dinë historinë e familjes time në rast se ndodh ndonjë gjë,” tha ai.

Roza tha që përvoja e saj ilustron rëndësinë e dëgjimit të trupit tuaj.

“Ju duhet të dini historinë e familjes dhe të dëgjoni trupin tuaj,” tha ajo. “Nëse diçka nuk shkon mirë, atëherë duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.” Roza mësoi më shumë rreth njohjes së simptomave të sulmit në zemër. Ashtu si burrat, simptoma më e zakonshme e sulmit në zemër te gratë është dhimbja në gjoks ose sikleti, por gratë kanë më shumë të ngjarë se burrat të shfaqin simptoma të tjera, duke përfshirë gulçim, rraskapitje ekstreme, dispepsi, të përziera ose të vjella, dhimbje shpine  ose  të nofullës.

“Duhet vetëm e dini se simptomat për gratë mund të jenë të ndryshme nga ato që përjetojnë burrat.”