Dyqind e tridhjetë fluturime gjithsej dhe 20 mijë pasagjerë në ditë. Këta janë numrat e aeroportit të Romës Fiumicino që fotografojnë një rritje të ngadaltë, por progresive të trafikut ajror pasi sektori u godit rëndë për shkak të bllokimit ndërkombëtar të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
“Rritja është rreth 30% dhe është një hap drejt kthimit në normalitet, sigurisht lajm pozitiv”, shpjegon drejtori operacional i aeroportit Ivano Bassato. “Në të kundërt, megjithatë, autoritetet italiane vazhdojnë të mbajnë detyrimin e karantinës për ata që vijnë nga vendet jo-Shengen,” shton ai.
Bashkimi Evropian ka hartuar një listë të pesëmbëdhjetë vendeve me të cilat të rihapin plotësisht kufijtë. Sidoqoftë, Italia preferoi ta mbajë aktive detyrimin e karantinës. “Është një vendim që ka një ndikim në turizëm – përfundon Bassato – Kështu që shumë vizitorë nuk do ta konsiderojnë një udhëtim në Itali. Shpresojmë që brenda ditëve të ardhshme vendi ynë të rreshtohet me indikacionet e BE”.(La Repubblicca)