MENU
klinika

Mirash Ivanaj

Ja ç’bënë komunistët!

07.07.2020 - 06:45

Ministër i Arsimit Kombëtar 1933-1945. Me emrin e tij, lidhet ajo qe njihet si “Reforma Ivanaj”, që ofronte një arësim me prirje perëndimore dhe frymë kombëtare.
Pas vitit 1945…instalohet diktatura dhe ai ne vitin 1948 dënohet me 7 vite burg.

-A more vesh mor ti?
-Jo mor zotni, çfarë të marr vesh?
-Je dënuar me shtatë vjet burg!
-Po për çka jam dënue, zotni?
-Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor!
-Po unë sa kam ardhur prej Turqie s’kam folë me njeri përveç punës mësimore.
-Me atë mendim ke ardhur që të bësh propagandë!
-Po a ka ligj në botë, zotni- përgjigjet Ivanaj- që të dënojë mendimin?
-Mbylle gojën se je i dënuar!

I dënuari Mirash Ivanaj e apeloi vendimin e Gjykatës së Garnizonit të Tiranës me këto fjalë që përbëjnë një ironi therëse: “Në rast se fakti që më atribuohet konsiderohet faj, deklaroj se nuk kam patur ndonji qëllim të keq dhe i lutem të naltit gjyq që, në rishikimin e çështjes sime, të tregojë zemërgjerësi, tue parë gjëndjen time ekonomike fare të këputun e gjendjen shëndetësore të keqe dhe, të ma transferojë dënimin në kondicionel tue më dhanë kështu mundësi që ditët e fundit të pleqnisë sime t’ia kushtoj, me atë kontribut që mundem, popullit..” Mirash Ivanaj, 10.04.1948.

Pas burgosjes.

Një ditë, në shtëpinë e vuajtjeve, sipas kujtimeve të Jakov Miles, erdhi Mehmet Shehu me Bedri Spahiun. Në dhomën e përkthimeve takuan edhe Mirash Ivanajn. Plaku me respekt u ngrit në këmbë:
Besoj se gjatë kohës së burgut do t’i kesh rishikuar pikëpamjet e tua- i tha Bedri Spahiu.
Jo pikëpamjet, por bindjet e mia- e korigjoi Mirashi.- t’ju them të drejtën: asnjë nuk kam ndryshuar.
Atëherë nuk qënke tjetër veçse një plak matuf- iu shfry Mehmet Shehu.

Jam nji mendimtar dhe nji demokrat që edhe sikur të kthehesha mbrapa në jetë do të ndiqja të njëjtën rrugë.
Kështu i kaloi ditët e fundit martiri Mirash Ivanaj në tortura e në punë të detyruar rraskapitëse: me fyrje e poshtërime, me mungesë të plotë të diellit e të lirisë, me mungesë të ushqimit minimal për të mbajtur shpirtin, i tretur deri në kufijt e mjerimit njerëzor. Ai u sëmur, siç thanë, nga një ngatërrim zorrësh dhe u dergj në atë dhëmbje vdekjeprurëse. Formalisht e çuan në spitalin e burgut. Sipas rrëfimit të Agron Çarçanit, i cili ndodhej në një dhomë në spitalin e burgut, Ivanaj vuante edhe nga tuberkolozi që ia kishte bërë mushkëritë copë dhe s’vinte gjë në gojë. Megjithatë, nuk u ankua kurrë, nuk rrënkoi asnjëherë, nuk i kërkoi ndihmë askujt. Apoteoza e tij që shkon deri te Zoti, gjindet në poezinë e mbrame, në poezinë e burgut:

O Zot, qysh i duron këto batërdi,
Qi bajnë veprat e krijueme nga Ti?
Kush sundon, më thuej, këta apo ti?!

/ Marrë nga profili i Skerdian Dhulit